Prodhonin lekë false,arrestohen 25 vetë në Tiranë, dubluan pesë elementë sigurie
Një grup prej 26 personash të cilët kishin arritur të dublonin deri në pesë elementë sigurie të kartëmonedhës së lekut, nga 13 të tillë që ka letra zyrtare, u arrestua dje nga policia e Tiranës. Gjatë arrestimit të 26 personave të dyshuar, në aksionin e koduar "Piramida", policia bllokoi dy kompjutera, një USB dhe një skaner që "prodhonte" kartëmonedhat false. Punishtja gjendej në një dhomë në lagjen "5 Maji" në Tiranë. Aty janë prodhuar miliona lekë false duke arritur të kopjohen pesë nga 13 elementët e sigurisë që ka kartëmonedha zyrtare. Sipas policisë, prerjet e falsifikuara janë 500 lekëshe, 1000, 2000 dhe 5000 lekë të reja. Grupi i falsifikatorëve, në të cilin ishin përshirë edhe një vajzë adoleshente dhe 3 djem të mitur, për gati një vit kanë këmbyer para false me para e valutë të huaj të rregullt, duke përfituar shuma marramendëse. Shkëmbimi i kartëmonedhave është bërë kryesisht në qendrat spitalore dhe subjektet private në Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Sarandë, Elbasan, Pogradec, Korçë, Shkodër dhe Kukës. 100 denoncimePolicia tha se kishte marrë 100 denoncime nga persona të ndryshëm në adresë të grupit të falsifikatorëve. Kallëzimet e personave që u ngecnin paratë false në dorë, kanë vënë në lëvizje policinë. Të dhënat tregonin se të arrestuarit përdornin paratë false për pagesa të ndryshme si dhe për këmbim. Pikat e këmbimit kanë dhënë sinjalet e para për policinë. Një numër i madh numrash celularë që përdoreshin nga të dyshuarit është mbajtur në përgjim për zbardhjen e aktivitetit kriminal të grupit. Në gjashtë muaj hetim, policia bëri infiltrimin e disa agjentëve që zbuluan bazën ku kryheshin falsifikimet. Falsifikimi i 5 elementëveAgjentët e policisë kanë sekuestruar gjatë gjashtë muajve të hetimit një sasi të madhe kartëmonedhash që hidheshin në qarkullim nga të arrestuarit. Shumica e kartëmonedhave janë sekuestruar pasi vetë qytetarët, shitësit apo pikat e këmbimit i kanë paraqitur paratë false në polici duke denoncuar abuzimin. Hetuesit kanë nisur menjëherë ekspertimin e kartëmonedhave për të kuptuar ndryshimin mes prerjeve të paligjshme dhe kartëmonedhës zyrtare. Nga këto ekspertime, grupi i hetimit ka arritur në përfundimin se grupi prej 25 personash ka falsifikuar pesë nga 13 elementët e sigurisë së kartëmonedhës zyrtare. Elementi i parë i falsifikuar ka qenë letra. Pasi skanonin kartëmonedhën e rregullt, ata printonin imazhin e të dy anëve, një makineri OFSET. Më pas letrat i mpiksnin me njëra tjetrën, ndërsa përmes printimit në dy anët e saj ishin vendosur elementë të rremë të sigurisë, edhe ata falsë. Edhe pse e komplikuar, kjo mënyrë, sipas hetuesve kishte një të metë për shkak se kartëmonedha false nëse verifikohej me vëmendje, është më e hollë se ajo e rregullta. Dallimi i dytë që mund të bëhet me sy është tek elementët e sigurisë me ngjyrë. Rrezatimi tek kartëmonedha false është më i zbehtë. Një tjetër falsifikim kanë qenë "elementët e ujit" një term ky i njohur për specialistët e policisë. Elementi i katërt i falsifikuar ka qenë ai i gdhendjes. Ky element ka të bëjë me figurat e vendosura në kartëmonedhë, të cilat kanë ndryshim të dukshëm nga prerja false tek e rregullta. Elementi i pestë fals, janë ngjyrat, të cilat me një llambë me dritë ultraviolet dallohet se janë më të zbehtë tek kartëmonedhat false. Një nga risitë e grupit të personave të arrestuar dje ka qenë falsifikimi i prerjes 2 mijë lekëshe, një kartëmonedhë e nxjerrë vonë në qarkullim nga Banka e Shqipërisë dhe e pajisur me elementë sigurie shtesë. e.dTE ARRESTUAR1. Altin Baftjar Lala, 30 vjeç2. Besnik Shaqir Gaci, 27 vjeç3. Avdi Kujtim Gjika, 24 vjeç4. Sali Ramiz Prendi, 23 vjeç5. Dritan Safet Elezaj, 25 vjeç6. A.C., 16 vjeç 7. Bilbil Shaban Sefa, 31 vjeç8. Dëfrim Ymer Mata, 21 vjeç 9. Anila Dalip Kodra, 18 vjeç10. Roland Qani Skuqi, 23 vjeç 11. Altin Zeqir Murani, 25 vjeç12. Arben Fran Seferi, 27 vjeç13. Astrit Fran Seferi, 24 vjeç14. Aristogon Elez Pashka, 22 vjeç15. Artur Elez Pashka, 21 vjeç16. Eduart Elez Pashka, 24 vjeç17. Shpetim Memish Mataj, 22 vjeç18. Artan Emri Halilaj, 21 vjeç19. Alfren Ndue Bushgjokaj, 26 vjeç20. Xhevahir Mersin Koldashi, 21 vjeç21. Gazmend Cerpja, 27 vjeç22. Ahmet Meçi, 22 vjeç 23. Muhamd Murrani, 20 vjeç24. E. D, 17 vjeç 25. E.I, 17 vjeçElementët e falsifikuar1. Letra e kartëmonedhës e hollë dhe e lëmuar te prerja false2. Elementët e sigurisë në tërësi- të zbehtë të prerja false3."Elementët e ujit" - pjesët e kartëmonedhës pa ngjyrë4. Elementët e gdhendjes - figurat jo të rregullta te prerja false5. Ngjyrat e printimit - dallohet me ultravjollcë prerja falsePROVAT E SEKUESTRUARA1. 14 milion lekë, kartëmonedha të falsifikuara2. Kartëmonedha të falsifikuara të prerjeve 1000, 2000, 5000 lekë të reja3. Kompjuter destop dhe kompjuter lap top të cilat shërbenin për përpunimin e kartëmonedhave të skanuara.4. Printer dhe skaner me rezolucion të lartë, të cilat shërbenin për printimin e prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara5. Makineri për prerjen e kartëmonedhave të falsifikuara6. USB që përmban materialet e krijuara për realizimin e falsifikimeve.7. Fishekë të kalibrave të ndryshëm.8. Një armë zjarri, pushkë.9. Maska të ngjashme me ato të Forcave Speciale.10. Një sasi e konsiderueshme kartash telefoni prej 400 numrash.11. Rreth 100 aparate telefonash celular.Bllokohet "fabrika" e programi i falsifikimit TIRANE - Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, dje gjatë një konference për shtyp tha se janë arrestuar 25 persona, të akuzuar për "prodhim të kartëmonedhave të falsifikuara", "vënie në qarkullim të kartëmonedhave false", "falsifikim dokumentesh" dhe "armëmbajtje pa leje". Mes emrave të të arrestuarve, kryepolici përmendi edhe emrin e një vajze 18-vjeçare, dy djemve 17-vjeçar dhe një tjetri që ishte vetëm 16 vjeç. Drejtori tha se policisë i janë dashur 6 muaj hetime intensive për të përfunduar me sukses këtë operacion, duke përdorur metodat speciale të hetimit. Gjatë arrestimit të 25 personave të dyshuar, policia zbuloi bazën ku falsifikoheshin kartëmonedhat, në lagjen "5 Maji" në Tiranë. Aty u sekuestruan disa objekte në cilësinë e provave materiale. Në "punishten" e parave false janë sekuestruar shuma e parave prej 1.4 milion lekësh të reja, kartëmonedha të falsifikuara të prerjeve 1000, 2000, 5000 lekë të reja, kompjuter destop dhe kompjuter lap-top, të cilat shërbenin për përpunimin e kartëmonedhave të skanuara.