Rreshjet, të pranishme përgjatë gjithë javës
Rreshjet dhe shtrëngatat e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme përgjatë gjithë javës. Edhe pse ndonjë përmirësim i vogël do të shfaqet ndërmjet ditëve në vijim, meterologët njoftojnë se përgjithësisht kjo do të jetë një javë me shira dhe stuhi, madje në zonat malore nuk do të mungojë as fenomeni I rrufeve. Sipas shërbimit meterologjik meteoalb, temperaturat nuk do të jenë të ftohta, përvec një rënie të lehtë që do të pësojnë ditën e premte. Era parashikohet të jetë problematike. Sipas meterologëve, shpejtësia e saj do të bëhet shkak për trazira në trafikun detar. Dallëgzimi në det të hapur mendohet të shkojë deri 3 metra. Me një parashikim të përafërt mendohet që prania e rreshjeve të zgjasë gjithë dhjetë ditëshin e parë të muajit dhjetor, por luhatjet e temperaturave nuk do të jenë për t'u shënuar.