Përgjaket fundjava, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur
Elbasan, babë e bir përplasen nga një automjet me targa Kosove, ndërsa në Durrës, merr flakë motori i makinës
* * * *
Është përgjakur sërish nga aksidentet fundjava, duke shënuar një të vdekur dhe tre të plagosur. Aksidenti i parë është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë ka vdekur babai dhe është plagosur rëndë i biri. Aksidenti është shënuar në unazën e qytetit, ku dy të aksidentuarit kanë qenë duke lëvizur me një motoçikletë. Në momentin kur kanë qenë duke kaluar pranë karburant “Rira” në unazë, janë përplasur nga një autoveturë me targa Kosove, 511 KS 092, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Musa Biçoku, 45 vjeç, ndërsa është në gjendje të rëndë në spital djali i tij, Ajdin Biçoku, 18 vjeç. Policia e qarkut të Elbasanit tha se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, Zaden Maloku, 51 vjeç, banues në Gjilan të Kosovës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike. Por gjatë orëve të paradites, një tjetër aksident u shënua dje në qytetin e Durrësit. Një makinë ka marrë flakë duke plagosur dy shtetas. Sipas burimeve zyrtare policore, automjeti ka shpërthyer teksa lëvizte përgjatë rrugës Manëz-Sukth dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe mbesa e tij. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kullë të Durrësit. Automjeti tip “Audi” me targë DR 65 73 E, i cili drejtohej nga Klodian Hoxha, 32 vjeç, teksa lëvizte në drejtim të Sukthit, papritur ka pësuar një shpërthim të fuqishëm në motor e për pasojë ka përshkuar një trajektore rreth 300 m të gjatë, duke përfunduar në një arë të mbjellë me jonxhë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe mbesa e tij 14-vjeçare Xh. H., e cila ndodhej me të në automjet. Në ndihmë të tyre kanë shkuar banorë të zonës, të cilët i kanë nxjerrë nga makina dhe i kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit. Sipas mjekëve, që të dy kanë pësuar dëmtime dhe fraktura në gjymtyrët e poshtme dhe në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor, të cilët për 3 orë kanë bllokuar rrugën nga të dyja anët dhe kanë këqyrur me imtësi vendngjarjen. Ekspertët ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e ngjarjes, që tronditi banorët e zonës.