E Diel, 1 Nëntor 2026

Produktet “Made in Albania”, prezente në të gjitha tregjet evropiane

16-06-2012 / Gazeta 55

Kriza greke, eksportet shqiptare drejt Turqisë


Produktet “Made in Albania” po çajnë gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare, kryesisht ato të BE-së. Partneri kryesor që zë vendin e parë është Italia, me 53 për qind të eksporteve. Ndërsa Turqia ka spostuar Greqinë, duke u bërë vendi i dytë ku eksportohen 7.5 për qind e produkteve shqiptare. “Dy vitet e fundit riorientimi i vendeve të eksportit ka ndryshuar. Greqia ka qenë vendi tradicional i dyti i eksportit tonë. Italia vazhdon të mbetet vendi i parë i eksporteve shqiptare, ndërkohë që Turqia dhe Kosova e kanë marr vendin e dytë, janë pothuajse në të njëjtin nivel. Vendin e parë e zënë tekstilet dhe veshjet e këmbëve. Produktet e dyta renditen hidrokarburet me 27 për qind dhe pastaj materialet e ndërtimit me 13.5 për qind”, thotë Pranvera Kastrati, Drejtore e Politikave Tregtare, METE. Niveli i eksporteve me vendet e Bashkimit Europian zë 72 për qind dhe ai me vendet CEFTA, me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjet e tregtisë së lirë, është 12.5 për qind. Për vitin 2011 eksportet e mallrave drejt BE-së kanë arritur në 1018.5 milionë euro me një rritje prej 26 për qind. “Eksportet kanë vite që kanë një trend rritës, viti i fundit tregon një rritje të nivelit 20 për qind ndaj 2010. Por mesatarisht që nga 2006 eksportet shqiptare janë rritur me rreth 22 për qind dhe ky trend natyrisht që ka pasur vite në të cilat ka pasur dhe vlera më të larta. Për shembull në 2010 rritja e eksporteve ka pasur nivelin 49 për qind. Gjithsesi duhet të themi që kjo rritje është gjithmonë në përqindje më e lartë se sa rritja e importeve”, vijon Kastrati. Tregtia me Kosovën vitet e fundit ka përmirësuar ndjeshëm nivelin e eksporteve, pasi në vitin 2011 rreth 7.4 për qind e eksporteve kishin destinacion tregun kosovar. Nëse përpara vitit 2008, raporti i mbulimit të eksportit ndaj importit ishte në shifrat 1 me 4, ai tashmë në shifrat 1 eksport dhe 3 import; çka tregon rritje të eksporteve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›