E Shtunë, 31 Tetor 2026

“LSI, forca politike që mbron interesat e emigrantëve”

16-06-2012 / Gazeta 55

Vangjel Tavo, takim me simpatizantë të LSI-së në Greqi

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka kryer ditën e fundit një sërë takimesh me emigrantë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të dëgjuar nga afër problemet e tyre duke i njohur ato me programin e LSI-së për emigracionin.
Në një takim të organizuar në qytetin e Elasona, Tavo tha se emigrantët shqiptarë janë promotorë të rëndësishëm të integrimit të vendit.
Sipas tij emigrantët shqiptarë në shtetin grek janë kontribuues serioz në ekonominë e dy vendeve, atë shqiptare dhe ekonominë greke.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun Gjirokastër, Vangjel Tavo, u shpreh se qeveria shqiptare i ka kushtuar rëndësi shumë të madhe dhe ka treguar interes për emigrantët, sidomos  në krijimin e mundësive për mësimin e gjuhës amtare. Sipas tij një nga objektivat e Lëvizjes Socialiste për Integrim është që të mundësojë krijimin e lehtësirave fiskale për të gjithë emigrantët shqiptarë që duan të investojnë në Atdhe. Z. Tavo tha se LSI ka treguar dhe vazhdon të tregojë që është forca politike e cila mbron dhe investon për interesat e emigrantëve.
Gjatë të gjithë takimeve që janë zhvilluar Greqi, Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka diskutuar me të pranishmit gjithashtu propozimin e tij për ngritjen e një zyre këshillimi pranë zyrave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në çdo qytet të Shqipërisë për të këshilluar emigrantët që riatdhesohen dhe duan të hapin një aktivitet në Shqipëri, që duan të punësohen dhe të integrohen në Shqipëri. Për sa i përket përfaqësimit të emigrantëve në politikë, Vangjel Tavo, deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë gjithmonë përpjekje dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për përfaqësimin sa më dinjitoz të emigrantëve në politikë duke shtuar se emigrantët përbëjnë 1/3 e elektoratit Shqiptar dhe vota e tyre është shume e vlefshme për të ardhmen e Shqipërisë.
Tavo tha në fund të fjalës së tij se Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë propozim Komisionit të Reformës Zgjedhore që emigrantët të votojnë në shtetin që ndodhen dhe të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe në jetën politike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›