Produktet bujqësore, ankohen konsumatorët
Konsumatorët ankohen për çmimet e produkteve bujqësore, pasi ndryshojnë shpesh, madje brenda ditës dhe të njëjtit treg. Shumë prej tyre thonë se luhatja e çmimeve ndodh me diferenca të mëdha dhe në shumë raste bëhen të papërballueshme për xhepat e tyre. Tashmë, në prag të përfundimit të sezonit veror, produktet bujqësore kanë filluar të pësojnë rritje, për shkak të reduktimit të prodhimit vendas. Ndryshimi i çmimeve ndodh brenda ditës deri në 30 për qind dhe më shumë nga njëra ditë në tjetrën. Vetë tregtarët e argumentojnë rritjen e çmimit me prodhimin vendas. Sa më pak prodhohet, aq më të larta çmimet, shprehen tregtarët e Tiranës. Mesatarisht, shqiptarët shpenzojnë çdo vit rreth 500 milionë dollarë për produktet bujqësore të importit.