“Rama dhe Berisha duan të sundojnë jetën e çdo shqiptari”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste 91 vazhdon strukturimin e saj. Kreu i kësaj partie pohoi se dje ka përfunduar procesi i konstituimit të strukturës drejtuese të PS 91 për minibashkinë nr. 7 të kryeqytetit. “Socialistët e kësaj njësie, që numëron rreth 65 mijë banorë, miratuan ekipin drejtues të partisë dhe u angazhuan për ngritjen e organizatave socialiste 91 në çdo qendër votimi. Struktura organizative në Bashkinë e Tiranës do të jetë e rangun e rrethit. Kryetar i kësaj strukture u zgjodh Erion Qosja dhe sekretare, Shpresa Stefani, Eglantina Zere e Agim Cena”, - shpjegoi Koçi. Kreu i PS 91 komentoi më tej dhe situatën politike në vend. Sipas tij, Rama dhe Berisha po kërkojnë të sundojnë mbi jetën e çdo shqiptari. “Ata duan të eliminojnë çdo alternativë ndryshe dhe të emërojnë Parlamentin e ardhshëm. Koalicioni i tyre e ka kthyer vendin në krizën e 96-97-ës. Detyra jonë është t i kundërpërgjigjemi kësaj strategjie të ulët me kurajo qytetare! Çdo mjet demokratik është i justifikuar përballë rrezikut të varrimit të demokracisë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008