“Partitë politike, jo qëndrime partizane ndaj reformave”
Autori i Lajmit: red.
Sekretarja dhe nënsekretari për marrëdhëniet me jashtë të PS, Arta Dade dhe Ilir Gjoni, zhvilluan një takim pune me zotin Stjuart Xhons, ndihmësasistent i sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Aziatike si dhe me drejtorin për Evropën Juglindore në DASH, zotin Xheison Ajlend. Në takim ishte i pranishëm edhe referenti për Shqipërinë, zoti Xheri Ismail. Në takim përfaqësuesit e PS-së shprehën urimet për zgjedhjen e presidentit Obama, duke theksuar se mesazhet dhe vepra e tij janë burim shprese jo vetëm për popullin amerikan, por për mbarë botën. Dade gjithashtu shprehu vlerësimet për rolin që presidenti Bush ka luajtur në proceset demokratizuese të vendit tonë, në mënyrë të veçantë për kontributin që ai personalisht ka dhënë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës. Përfaqësuesit e PS-së theksuan se presidenti Bush do të mbetet nga figurat historike që ka ndikuar direkt në historinë pozitive të shqiptarëve. Xhons nga ana e tij vlerësoi kontributin e PS-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, në mënyrë të veçantë theksoi se ftesa për pranimin e Shqipërisë në NATO është si rezultat i punës së të gjithë shqiptarëve dhe forcave politike, prandaj nuk ka vend për të mbajtur qëndrim partizan lidhur me këtë. Po ashtu ai nënvizoi faktin se politika e SHBA do të vazhdojë të jetë konsistente kundrejt Shqipërisë, Kosovës dhe tërë rajonit.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008