Tri ditë “Stuhi policore” “përpinë” 55 të akuzuar
11/01/2011 Policia: Kapëm 37 në flagrancë, 23 të kërkuar. Bllokuam 16 armë në të gjithë vendin
TIRANË- Vrulli i aksioneve të policisë u ndal dje, ku bilanci doli pozitiv. Shoqërimet e adoleshentëve në lokale e ambiente të ndryshme e kishin një bazë logjike dhe ligjore, pasi marrjet e shenjave të gishtërinjve dhe verifikimet e shumta i shërbyen policisë për të pasur në kontroll situatën, pa marrë parasysh ndalimet dhe arrestimet që vijuan. Kontrollet e njëpasnjëshme u zhvilluan në Fier, Lushnjë, Durrës, Tiranë, etj, edhe pse pasuan me ankesa të shumta nga prindërit e adoleshentëve të shoqëruar në polici. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se me synim “rritjen e efikasitetit të strukturave të Policisë së Shtetit në parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë në komunitet”, nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit është hartuar dhe miratuar një plan veprimi me detyra konkrete për të gjitha strukturat e policisë në nivel qendror dhe vendor. Në sajë të masave të marra dhe vënies në zbatim të këtij plan veprimi, nga data 6 janar deri më datën 9 janar, nga strukturat e Policisë së Shtetit. Kështu, më konkretisht është bërë i mundur arrestimi dhe ndalimi i 55 personave të akuzuar për krime të ndryshme. Janë kapur në flagrancë 37 autorë të veprave penale, janë kapur 23 persona të shpallur në kërkim, janë bllokuar 16 armë zjarri të llojeve të ndryshme, të cilat mbaheshin pa leje. Për shkelje të konstatuara janë shoqëruar në polici 196 automjete të llojeve të ndryshme dhe në 331 raste janë marrë masa administrative. Po në këtë kuadër, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e rregullave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve, nga Njësitë Rajonale të Policisë Rrugore janë vendosur 7.410 masa administrative gjobë për shkeljet e konstatuara. Në 102 raste drejtuesve të automjeteve u është hequr leja e drejtimit për përdorim të pijeve alkoolike, ecje me shpejtësi tej normave të lejuara apo shkelje të tjera në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor. Janë bllokuar gjithashtu 170 automjete dhe konfiskuar 4 për mangësi apo shkelje të ndryshme në dokumentacion. Policia nuk bën të ditur nëse në ditët në vijim do të pasojnë aksione të tilla të ngjashme, porse shton se angazhimi i efektivëve blu do të jetë maksimal dhe gatishmëria e tyre do të jetë e lartë në çdo rast. Gjithashtu, blutë theksojnë se ndryshimet e fundit në strukturën drejtuese të tyre do të reflektohen edhe në rifreskimin e radhëve dhe shtimin e aksioneve për të luftuar kriminalitetin.
Rezultatet e aksioneve
Është bërë i mundur arrestimi dhe ndalimi i 55 personave të akuzuar për krime të ndryshme.
Janë kapur në flagrancë 37 autorë të veprave penale.
Janë kapur 23 persona të shpallur në kërkim.
Janë bllokuar 16 armë zjarri të llojeve të ndryshme, të cilat mbaheshin pa leje.
Për shkelje të konstatuara janë shoqëruar në polici 196 automjete të llojeve të ndryshme dhe në 331 raste janë marrë masa administrative.