Profesorët: “Dorëzohet Kule, tani lejohet dypunësimi”
Autori i Lajmit: red.
Stafet pedagogjike të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës (UT) do të mund të angazhohen në universitete të tjera, në rastet kur ka dhe në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes tyre. Sipas rektorit të UT-së, Dhori Kule, angazhimi i stafeve pedagogjike në universitete të tjera, sidomos në privatet, është problem që është diskutuar këtë periudhë. Kule sqaroi për se “ligji parashikon që pedagogët mund të angazhohen, kur ka marrëveshje dhe, në kuadër të marrëveshjeve që kemi me universitete të ndryshme, do të angazhojmë stafet tona në mënyrë reciproke”. Për sa u përket universiteteve private, UT aktualisht ka marrëveshje me dy prej tyre, UFO dhe Kristal dhe me këta do të lejohen pedagogët, sipas marrëveshjeve, që do të bëjnë departamentet për të dhënë mësim në universitetet përkatëse. Ndërkohë, UT dhe universitetet e tjera e fillojnë këtë vit akademik, në kuadër të konfigurimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi, që u konsolidua në Kukës në muajin qershor, gjatë së cilës u krijua rrjeti i universiteteve shqipfolëse. “Para disa ditësh e konkretizuam të detajuar marrëveshjen me Universitetin Shtetëror të Tetovës, po kështu, kemi marrëveshje me Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, me atë të Prishtinës, universitetet publike shqiptare dhe me disa nga universitetet private shqiptare”, - tha rektori Kule. Këtë vit pritet të realizohet dhe procedura e akreditimit të universiteteve nga agjenci të huaja, pasi, sipas rektorit Kule, janë më të besueshme për të bërë këtë proces. “Diskutohet fenomeni i renditjes se kush është i pari apo i dyti ndër universitetet e Shqipërisë, por pas akreditimit krijohet mundësia për të bërë renditjen”, - nënvizoi zoti Kule, duke theksuar se një tregues për të renditur se kush është më i mirë, është ai që bën vetë konsumatori. “Po të keni rezultatet e Maturës Shtetërore dhe të gjitha rezultatet e tjera se ku shkojnë nxënësit më të mirë të Shqipërisë, del indirekt apo direkt se kush është më i mirë”, - tha më tej zoti Kule. Bazuar në rezultatet e këtyre viteve, ai nënvizon se nxënësit më të mirë të Shqipërisë vijnë në UT. “Konsumatori natyrshëm përzgjedh të mirin dhe them me përgjegjësi se ne jemi ndër të parët, por ky fakt është përgjegjësi më e madhe për UT, përgjegjësi që tashmë do ta plotësojmë më lehtë, duke shtuar stafin pedagogjik, numerikisht dhe në cilësi, duke bërë më shumë aktivitet kërkimor dhe duke i shërbyer në të gjitha përmasat këtij niveli cilësor nxënësish që vijnë”, - u shpreh rektori i UT-së.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008