E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i misrit, Gjana: “Shpërblim pas analizave”

Autori i Lajmit: red.
Ministria e Bujqësisë reagoi dje për skandalin e farës së misrit, e cila prodhonte vetëm kallinj bosh. Në një konferencë për shpyp, ministri Gjana deklaroi se dëmshpërblimi i fshatarëve do të bëhet pasi të merren rezultatet e analizave të farës. Pas skandalit të farës së misrit në Mat, Gramsh dhe Peqin, ku fermerët korrën vetëm kallinj misri bosh, reagoi edhe Ministria e Bujqësisë. Në një konferencë për shtyp, posaçërisht për këtë skandal, ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, deklaroi se dëmshpërblimi i fermerëve është një opsion. “Ai do të ndodhë vetëm pasi analizat do të vërtetojnë se fajtor për prodhimin me rendiment zero është fara e misrit.” Ai tha se nuk ka afat se kur do të vijnë analizat. “Në bazë të këtyre analizave do të vendoset për masat që do të merren, si dhe për dëmshpërblimin apo jo të fermerëve”, - tha para gazetarëve ministri Gjana. Sipas kreut të dikasterit të Bujqësisë, firma “Agro-Blend” është një ndër kompanitë kryesore në vend dhe është licencuar që më 1993. “Specialstë të bujqësisë kanë bërë kontroll në ambientet e kësaj firme dhe ka rezultuar se firma ka kushte të mira”. Ministri i Bujqësisë ka sqaruar dhe hartën e zonave të cilat janë prekur më shumë nga ky skandal. Sipas tij, zonat më të prekura janë Mati, Gramshi dhe më pak Peqini dhe Pajova. Skandali u bë publik dy ditë më parë në NEËS24, kur dhjetëra fermerë të komunës së Pajovës protestuan, pasi dhjetëra ha të mbjella me misër nuk kishin dhënë prodhim, por vetem masë vegjetative. Fermerët deklaruan se kishin shpenzuar miliona lekë për mbjelljen dhe punimin e tokës. Si farës, ashtu bimës i ishin bërë të gjitha shërbimet, por sërish nuk ka pasur prodhim. Fermerët fajësuan farën, e cila, sipas tyre, ishte jashtë standardeve dhe pranojnë se e kishin blerë nga firma shpërndarëse “Agro-Blend . Edhe 162 fermerë të rrethit të Matit denoncuan se ishin prekur nga skandali me misrin shterpë. Firma “Agro Blend” ka pranuar se 10 tonë farë misri nga 200 tonë gjithsej të importuar nga Franca, ka rezultuar me probleme gjatë fazës së pjalmimit.
Në tregun e farërave nuk ka monopole
Në tregun shqiptar të farërave dhe fidanëve, operojnë 27 kompani, të licencuara nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për importin e farërave bujqësore dhe nuk ka monopole. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, tha të hënën gjatë një konference për shtyp se, ndërkohë, janë 310 kompani në të gjithë vendin që shesin fara dhe fidanë të të gjitha llojeve, konform rregullave të cilësisë dhe sigurisë për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit. Sipas tij, tregu për importet e imputeve bujqësore, (farëra, fidanë, plehra kimike) është i hapur për çdo biznes, që plotëson kriteret për kryerjen e këtij aktiviteti dhe nuk mund të flitet për situatë monopol në këtë veprimtari tregtare. "MBUMK për çdo lloj fare, fidani apo ushqimi që importohet për bujqësinë, bën analizat e tyre në Qendrën e Transferimit të Teknologjive në Fushë-Krujë dhe në Laboratorin e Mbrojtjes së Bimëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës”. Duke u ndalur në punën e inspektorëve të bujqësisë, Gjana theksoi se "kemi qenë, jemi e do të jemi të vendosur në qëndrimet tona ndaj inspektorëve, të cilët tolerojnë ekzistencën në treg të produkteve jashtë standardeve”.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›