Profil/ Ja cili është “pastori” Joakim Gauck, Presidenti i ri i Gjermanisë
Gjatë një fundjavë me kontakte të furishme, koalicioni gjerman ra dakord për emrin e presidentit të ri. Joachim Gauck, pastor i 72 viteve, së shpejti mund të zëvendësojë të krishterin Ëulff, të përfshirë në një skandal. Angela Merkel dhe me të e gjithë CDU-ja i thanë po kandidatit të SPD dhe të të Gjelbërve.
Sipas gazetës online Bild, tashmë lojërat janë bërë: presidenti i ardhshëm i Gjermanisë është Joachim Gauck. Kandidat i socialistëve në vitin 2010, Gauck u mposht vetëm nga i krishteri Wulff i CDU-së, i cili u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të akuzave të korrupsionit që iu bënë, por pastori protestant preferon për tani mos t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, duke pritur që lajmi të konfirmohet nga udhëheqësit politikë.
Joachim Gauck lindi në vitin 1940 në Rostock. Në moshën 11 vjeçare, i ati i tij (një kapiten në ushtri) u arrestua nga ana e shërbimit sekret sovjetik të RDGJ-së, i cili e dërgoi atë për katër vjet në një kamp në Siberi. Nëna, një punonjëse e shtetit edukon Joachimin dhe vëllezërit e tij ndaj opozitës së ashpër për autoritetet gjermano-orientale. E gjithë kjo do të shënojë zgjedhje të thella politike të presidentit të ardhshëm gjerman.
Tërë jeta e tij ka si parim udhëheqës betejën e saj me makinacionet të Stasit, inteligjencës sovjetike në Berlinin Lindor. Pasi ka studiuar teologji, Gauck bëhet pastor evangjelist i një kishe në Rostock dhe këtu - edhe një herë - është i detyruar të marrë pjesë trajtim brutal të shërbimit sekret ndaj shumë njerëzve të rinj në grupin e tij, fajtor se kanë shkruar parulla anti-sovjetike në muret e qytetit.
Për të ka qenë gjithmonë një luftë për liri dhe kur ra Muri në vitin 1989, popullsia u përfshi në mënyrë aktive me trazirat e protestës kundër BRSS-së. Në vitin 1990, gjatë zgjedhjeve të para parlamentare në Gjermaninë Lindore, kandidoi për partinë "Alleanza 90". Ai u zgjodh dhe u emërua menjëherë komisar federal, përgjegjës i autoriteteve të dokumentacionit Stasi. Pastaj, në vitin 2003 themeloi shoqatën kundër harresës dhe për demokraci, pas një përpjekjeje të pasuksesshme si prezantues televiziv.
Puna e tij është konsideruar nga të gjitha palët si "një angazhim i paanshëm”. Aktiv në fushën e të drejtave të njeriut dhe atë civile, Gauck është quajtur nga kancelaria Angela Merkel si një njeri ekzistenca e të cilit është bazuar në parimet e "lirisë dhe përgjegjësisë." Vlera në të cilat vetë Merkel, vetë qyteti i Gjermanisë Lindore janë identifikuar gjithmonë. "Joachim Gauck është shquar se i ka shërbyer vendit tonë në një mënyrë të jashtëzakonshme", tha kancelaria kohët e fundit, "nga të drejtat civile dhe politike, luftën për liri, Joachim Gauck ishte një njeri i pajtimit dhe unitetit, një zë që është shembull për të gjithë mësuesit e ardhshëm të demokracisë”. Fjalë profetike, tek të cilat tani Angela kapet për të kapërcyer me kokë lart stuhinë e shkaktuar nga historia e errët e Wulff.