E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga për trafik makinash dhe falsifikim një 32 vjeçari



TIRANË – Ishte i skeduar për trafik makinash, arrestohet nga policia. Burime nga uniformat blu thanë për gazetën se dje u vu në pranga shtetasi Dali Çejku, 32 vjeç banues në Domje, Tiranë, me akuzat e “trafikimit të mjeteve motorike” dhe “falsifikimit të dokumenteve zyrtare”. Sipas të njëjtave burime, 32 vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Saldimi i Fundit”, i organizuar nga seksioni i Luftës Kundër Krimit Ekonomik Financiar. Ai u kap në kushtet e flagrancës në rrugën “Irfan Tomini” me automjetin tip “Audi A6”, me targa SH 0097 E, targa të cilat pas verifikimit rezultojnë të një automjeti tjetër. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij policia gjeti dhe bllokoi 4 automjete, për të cilat po punohet në bashkëpunim me Interpol Tiranën, për të parë nëse rezultojnë të vjedhura. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi tre automjete, tip “Mercedes Bens S 320 CDI”, “Sllon 300 Benz ML” si dhe automjetin tip “Volzvagen Phaiton”, për të cilat dyshohet se u janë falsifikuar numrat e shasisë. Policia kreu aktet procedurale, ndërsa materialet për hetim të mëtejshëm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

3 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›