E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Gjermane mbështetje “mekanizmave të komunikimit deputet-qytetar”



Tiranë - Ambasada Gjermane në Tiranë ka nënshkruar dje një marrëveshje financimi me Forumin e Lirë Shqiptar. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mori pjesë Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë Bernd Borchardt, Zëvendëskryetari i Forumit të Lirë Shqiptar, Dorian Duçka dhe anëtari i këtij forumi Klodian Gradeci. Marrëveshja konsiston në realizimin e projektit të quajtur “Përmirësimi i mekanizmave të komunikimit deputet-qytetar”. Ky projekt, synon që të afrojë më shumë të zgjedhurit dhe zgjedhësve në trajtimin e problematikave kryesore dhe shqyrtimin e mundësive për zgjidhjen e tyre. Ky projekt është ndër projektet e shumta të organizatave të shoqërisë civile, të cilat mbështeten rregullisht nga pala gjermane me fonde të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Shumica e projekteve të mbështetura do ti shërbejnë forcimit të shoqërisë civile. Forcimi i sektorit të drejtësisë dhe atij policor, si dhe lufta kundër korrupsionit janë pika të tjera të rëndësishme.

3 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›