Rama përuron rikostruksionin e rrugës së Durrësit
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka përuruar sot përfundimin e punimeve për rikstruksionin e rrugës së Durrësit.
Në një prononcim për mediat, Rama ka falenderuar qytetarët për mirëkuptimin e tyre gjatë këtij procesi punimesh, gjë që bëri sipas tij mirëmenaxhimin e trafikut.
“Falenderoj qytetarët që na dhanë mundësi ta mbyllim këtë projekt në një kohë rekord dhe i ftoj të bashkëpunojnë dhe të na mirëkuptojnë për domosdoshmërinë e një trafiku, që falë mirëmenaxhimit është një bazë e domosdoshme për të cuar përpara kantierin e sheshit Skëndërbej, ku po vazhdojnë punimet e ndërlikuara të infrastrukturës nëntokësore”, ka deklaruar Rama.
Kryebashkiaku ka shtuar se, Tirana europiane vazhdon e ndërtohet dita ditës, “pavarësisht një mijë e një hendeqeve e pengesave që ngre regjimi i kusarisë ku tek Tirana sheh pasqyrën e gjithë shëmtimit të vet”.