Tirane Gjoba ndaj 150 njesive tregtare per sigurine ushqimore

|
Inspektoret e shendetit publik te kryeqytetit shqiptar po asgjesojne disa qindra tone ushqime te skaduara jashte standarteve europiane te ushqimit. Pas kontrolleve intensive ata konstatuan se prodhuesit e medhenj te ushqimeve me baze mishin dhe qumeshtin i zbatojne ne maksimum standartet higjeno-sanitare por keto shkelen me pas ne mijera dyqane dhe minimarkete qe jane perhapur ne te gjithe Tiranen. Drejtori i shendetit publik te kryeqytetit Mehill Geci thote se per here te pare ne jeten mjekesore te Tiranes me urdher te ministrit te shendetesise eshte kontrolluar cdo shitore e vogel dhe e madhe per standartet europiane te garancise ushqimore. Nga 1 mije e 500 subjekte te kontrolluara jane gjobitur mbi 150 dyqane qe nuk zbatojne rregullat e konservimit dhe frigoriferimit. Kemi vene mbi 150 gjoba dhe ndeshkime por ne thelb nuk eshte ky qellimi yne kryesor. Ne duam ti ndergjegjesojme pronaret e ketyre subjekteve se tashme ne Tirane nuk mund dot te ushtrojne kete lloj tregtie pa cilesi. Ne pretendojme qe jemi qytetare europiane ndaj duhet tu permbahemi normave dhe standarteve te Bashkimit Europian. Ata nuk mund te tregtojne me ne rruge jashte kushteve sanitare. Kete duhet ta mesojne shpejt tregtaret e vegjel qe shesin ne mjedise te hapura pa pergjegjesi duke u bere problem per shendetin e qytetareve dhe inspektoret e mjekesise - tha ai. Zoti Geci u beri thirrje qytetareve te Tiranes qe te mos blejne ushqimet e tyre ne kasapanat dhe tregjet e improvizuara te trotuareve sepse ato te gjitha jane jashte cdo garancie shendetesore dhe jane jashte cdo kontrolli dhe pergjegjesie mjekesore. Sipas tij keta tregtare jo vetem nuk zbatojne ligjet e mjekesise por as nuk degjojne asnje keshille dhe urdherat per te mbrojtur ushqimet qe shesin dhe as nuk mbajne asnje pergjegjei ligjore per semundjet qe perhapin. Une dua tu bej nje apel subjekteve tregtare qe tashme duhet te kthejne syte nga Bashkimi Europian te ndjekin standartet dhe kushtet mjekesore te punes. Gjithashtu duhet tu bej nje apel edhe qytetareve ata duhet te jene shume te vemendshem ne blerjen e produkteve ushqimore te heqin dore nga blerja e frutave perimeve mishit qumeshtit dhe ushqimeve te tjera ne rruge dhe te drejtohen neper supermarkete dhe subjekte tregtare me standarte te larta sigurie te cilat Tirana nuk i ka me pakice. Duke mos blere me qytetaret aty ne trotuare te pista dhe duke i gjobitur vazhdimisht inspektoret ata shites te papergjegjsehm do te dekurajohen dhe nuk vijne me - tha ai. Mjeket e shendetit publik kerkojne me kembengulje qe Tirana te behet nje qytet europian te pakten nga pikepamja e tregjeve. Jane disa tregje ne kryeqytet qe ata i gjobitin dhe paditin periodikisht per shkelje shendetesore por ka 3-4 vjet qe bashkia nuk i ndryshon ato sic duhet te vere dore me ligjet per mbrojtjen e qytetareve. Ekspertet besojne se disa mijera femije e te rritur qe jane helmuar nga ushqimet dhe kane mbushur repartet e detoksikimit neper spitale publike e private jane viktima pikerisht te ketyre tregjeve jashte cdo kontrolli qe lulezojne ne cdo trotuar ku ulen pertoke dhe shesin fermeret. Ata jane viktima te qumeshtit akulloreve dhe mishit qe shitet ne cdo minimarket me frigorifere te fikur. Ne kapitullin ekonomik Bashkimi Evropian i ka vendosur kushtet higjeno-sanitare dhe standartet e konservimit dhe frigoriferimit ne krye te parametrave teknike qe Shqiperia duhet te plotesoje para se te kerkoje anetaresimin dhe para se te dale masivisht me prodhimet e saj ne tregjet e kontinentit. Industria e konservimeve dhe perpunimeve ushqimore po merr nje zhvillim te madh 10 vitet e fundit ne Shqiperi por ajo shpesh kompromentohet nga tregjet e vogla e te papergjegjshme qe vazhdojne te mbeten jashte kontrollit. |