E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programe të reja Master për Studime Evropiane

Autori i Lajmit: RedaksiaRektorati i Universitetit të Tiranës njofton se kanë filluar aplikimet për Master i Nivelit të dytë në Studime Evropiane organizuar nga Instituti i Studimeve Evropiane të UT-së në profilet; Legjislacioni dhe Institucionet Evropiane; Politika dhe Qeverisja në Evropë; Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE-së.
Kriteret e pranimit
Kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e Programit Master në Studime Evropiane duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
të zotërojnë një diplomë universitare DND ose DNID të lëshuar nga një universitet brenda ose jashtë vendit,(ekuivalentuar nga MASH) në një nga fushat: shkenca sociale, jurisprudencë, ekonomi, histori, filologji; të kenë notë mesatare të studimeve universitare 8 e lart; të zotërojnë gjuhën angleze [diplomë e UT , TOEFL 550/213 pikë, IELTS (International English Language Testing System) 6.5, CPE- Cambridge Certificate of Proficiency in English “C”, CAE- Cambridge Certificate of Advanced English “C”). Preferohet zotërimi edhe i një tjetër gjuhe perëndimore.
të jenë të rekomanduar nga dy persona që i njohin aftësitë akademike, profesionale dhe kërkimore të kandidatit. Njëri nga rekomanduesit duhet të zotërojë një titull ose gradë shkencore të një institucioni të arsimit të lartë; të kenë lejen për vazhdimin e studimeve nga titullari i institucionit ku punojnë, (nqs janë të punësuar).
Dokumentacioni i pranimit
Kërkohet formulari i plotësuar i aplikimit; certifikatë lindjeje me fotografi ose fotokopje e noteruar e letërnjoftimit elektronik; biografi profesionale; fotokopje e noteruar e diplomës universitare e shoqëruar me listën e notave; fotokopje e noteruar e diplomave ose e certifikatave të kurseve të kryera për kualifikime të ndryshme pasuniversitare; fotokopje e noteruar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës angleze (dëshmi e provimit e lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, TOEFL ose Cambridge IELTS, CPE, CAE); listë botimesh e shoqëruar me fotokopje të kopertinave të botimeve ose të abstrakteve të tyre; dy letra rekomandimi, secila e mbyllur në zarf dhe e firmosur nga rekomanduesi; leje nga titullari i institucionit për ndjekjen e studimeve pasuniversitare; tri fotografi me format pasaporte; fletëpagesa e taksës së regjistrimit për konkurrim; tarifa e regjistrimit është 2500 lekë e detyrueshme për të gjithë aplikantët.
Të gjitha aplikimet që mund të jenë paraqitur para kësaj date konsiderohen të vlefshme pas rikonfirmimit të tyre nëpërmjet vërtetimit të lëshuar nga Sekretaria e Institutit.Pagesa bëhet me transferte bankare ne adresën: Universiteti i Tiranes, Rektorati
Banka Credins, Tiranë; Numer Llogarie: 58 9007. Aplikimet dorëzohen në adresën: Insituti i Studimeve Evropiane kati 1. , fakulteti i Histori – Filologjisë dhe mbyllen në datën 09.01.2010.

Dhuna në familje, seminar me maturantët e periferisë

Muaji dhjetor shënon 30-vjetorin e Kartës së OKB “Për barazinë gjinore” , ose siç është quajtur ndryshe “Karta e të drejtave të grave”. Shqipëria e ka ratifikuar këtë konventë shumë të rëndëishme për njerëzimin 15 vite më parë. Dhjetori është shpallur nga OKB, muaji i të drejtave njerëzore, dhe të grave në vecanti dhe luftës kundër dhunës ndaj saj. Në kuadër të kësaj dite por dhe të muajit te sensibilizimit kundër dhunës në familje dhe grave në veçanti , Shoqata Shqiptare “Gruaja Kryefamiljare” ka realizuar projektin “ Edukimi i të rinjve mbi barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës në familje” të financuar nga UNDP. Ky projekt është zbatuar në Bashkinë e Kamzës dhe komunat Paskuqan e Babrru. Target grupi i këtij projekti kanë qenë maturantët e shkollave të mesme të Kamzës, Bathores, Babrrusë dhe Paskuqanit (në 10 shkolla të mesme të përgjithshme dhe profesionale). Në këtë kuadër janë organizuar takime dhe seminare të ndryshme që kanë patur si qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për të drejtat e barabarta mes burit dhe gruas në familje, shoqëri, dhe profesion. Në këtë kuadër drejtuesit e shoqatës bashkë me ekspertët e të drejtave dhe përfaqësuesit lokalë të këtyre zonave kanë shpjeguar legjislacionin përkatës dhe eksperiencat ndërkombëtare për të drejtat e grave në vendimarjje në politikë, në nivele të ndryshme të pushteteve, në arsimim, edukim, dhe në ushtrimin e profesioneve në nivel të barabartë me burrat.

Studimet në Francë, aplikimi nis më 5 janar

Ambasada e Republikës së Francës në Tiranë njoftoi dje se dosjet për pranimin paraprak në vitin e parë në universitetet franceze, për vitin 2010-2011, mund të tërhiqen nga të interesuarit pranë zyrave të Shërbimit të Bahkëpunimit dhe Veprimit Kulturor të kësaj Ambasade. Afati fillon nga data 5 deri në 29 janar 2010, çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 15:00-16:00. Dorëzimi i dosjeve në Ambasadë duhet të bëhet para datës 31 janar 2010. Mbas dorëzimit të dokumentacionit, aplikantët do ti nënshtrohen një provimi lidhur me njohjen e gjuhës frënge (TCF), i cili do të organizohet në Hotel Tirana Internacional, më 15 shkurt 2010, nga ora 9:00-13:00. Ky provim është i detyrueshëm për të gjithë aplikantët, me përjashtim të nxënësve të seksioneve dygjuhëshe dhe nxënësve që kanë nivelin DELF B2 dhe DALF C.

Ky lajm është publikuar: 22/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›