Programi i KQZ-së, numëruesit e votave do të trajnohen ditën e zgjedhjeve
Kalendari parashikon trajnim pikërisht ditën e votimit për numëruesit vendorë. Hap pas hapi, cila do të jetë axhenda e KQZ-së në administrimin e zgjedhjeve
Ditën e zgjedhjeve KQZ-ja ka parashikuar që të trajnojë numëruesit në miniqendrat vendore. Ky vendim i saj është shpallur në axhendën zyrtare të këtij institucioni, ndërsa bie në sy fakti se të gjithë numëruesit që do të jenë në qendrat grumbulluese do ta fillojnë trajnimin dy muaj para kësaj date. Numëruesit, të cilët do të jenë në miniqendrat sipas lagjeve, do të jenë pikërisht ata që do të kryejnë procedurën e verifikimit fillestar të votuesve, si dhe kontrollet specifike sipas rregullave që do të vendosë më vonë KQZ-ja. Gjithashtu, 2 muaj para zgjedhjeve KQZ-ja ka vendosur që të shpallë dhe udhëzimin për procedurat dhe afatet e heqjes nga lista të zgjedhësve dhe të vendbanimit të zgjedhësve që aderojnë në Forcat e Armatosura dhe Policinë së Shtetit. Dy muaj para zgjedhjeve do të merret dhe vendimi për miratimin e modeleve të dokumentacionit të punës së KQV-ve, Modelit të Librit të Protokollit të KQV-ve dhe vendimeve tip të KQV-ve (PV hapje votimi, vendim thirrje policie, vendim për largimin e policisë; vendim për pezullimin e votimit dhe vendim për mbylljen e votimit). Plani i veprimeve që paraqitet për miratim është detajuar deri në atë masë për të cilën kërkohet një vendimmarrje nga KQZ-ja, por duhet pasur parasysh se pas çdo veprimi të paraqitur në këtë plan qëndrojnë një sërë veprimesh, aktesh dhe procedurash të tjera dytësore, të cilat janë të nevojshme për të arritur efektivitetin maksimal gjatë përmbushjes së funksioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Listat
Tre muaj para datës së zgjedhjeve KQZ-ja do të miratojë modelin i listës shumemërore të kandidatëve për deputetë, modelin e listës së zgjedhësve që mbështesin listën e kandidatëve, modelin e deklaratës së kandidatit për të kandiduar për deputet, si dhe modelin e deklaratës së kandidatit të pavarur që nuk mbështet asnjë subjekt zgjedhor. Në këtë periudhë do të kryhet dhe miratimi i modeleve të zarfeve të sigurisë do të përcaktohet se çfarë quhet një fletë votimi (FV) e dëmtuar, fletë votimi e papërdorur, zarfi i fletëve të votimit të pavlefshme, zarfi i fletëve të votimit të vlefshme etj. Tre muaj para datës së zgjedhjeve do të merret vendim për miratimin e paketës së shenjave dalluese: etiketa, karta identiteti, shenja dalluese KZAZ, KQV, VNV, GNV. Gjithashtu do të shpallet dhe udhëzimi mbi mënyrën e verifikimit të shpenzimeve të subjekteve zgjedhore për fushatën zgjedhore (përfshirë: model/regjistri për regjistrimin e fondeve jopublike të përftuara/deklaratat e dhuruesit. Në kuadër të detyrimeve ligjore që ka KQZ-ja lidhur me organizimin, administrimin dhe kontrollin e procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, paraqitet e nevojshme që të miratohet një plan veprimesh, me qëllim krijimin e një kornize udhëzuese mbi të cilën do të mbështetet aktiviteti më pas i KQZ-së.
Zgjedhjet
Edhe për zgjedhjet kaluara (zgjedhjet për Kuvendin 2005 dhe zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2007), KQZ-ja miratoi një plan orientues veprimesh, i cili rezultoi mjaft efikas në planifikimin dhe realizimin në kohë të të gjitha veprimtarive të parashikuara në të. Veprimet që duhet të ndërmarrë KQZ-ja burojnë nga dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe janë një aplikim i tyre në praktikë. Miratimi i këtij plani veprimesh përbën një dokument bazë për nisjen e veprimtarisë së KQZ-së, në përputhje me përcaktimet e Nenit 29 të Kodit Zgjedhor. Detajimi i veprimeve konkrete si dhe i afateve kohore brenda të cilave këto veprime duhet të ndërmerren është bërë duke iu referuar përcaktimeve të bëra në Kodin Zgjedhor, si dhe duke pasur parasysh datën e zhvillimit të zgjedhjeve, 28 qershor 2009.
BOX
KQZ-ja cakton numrin e kandidatëve sipas qarqeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur dje për të caktuar, ndër të tjera, dhe numrin e deputetëve që do të ketë çdo qark, emrat e të cilëve do të dalin nga zgjedhjet e 28 qershorit. Numri i deputetëve është përllogaritur në varësi të popullsisë aktuale të çdo qarku. Kështu, KQZ-ja ka marrë vendimin për të caktuar 32 deputetë në qarkun e Tiranës, 16 në Fier, 14 në Elbasan dhe 13 në Durrës. Ndërkohë, qarku i Beratit do të ketë vetëm 8 deputetë, ndërsa për Dibrën janë vendosur 6. Korça do të ketë 12 dhe Gjirokastra 5 deputetë. Në qarkun e Lezhës janë caktuar 7, në Shkodër 11, në Kukës 4 dhe nga qarku i Vlorës do të mund të dalin 12 deputetë. Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, i cili ka bërë të ditur se regjistri elektronik është i pastër, ndërkohë që prej tij janë hequr rreth 50 mijë dublime. Teliti ka theksuar se personat mbi 18 vjeç, të cilët pritet të votojnë, janë 3.133.248. Projektvendimi për ndarjen e mandateve, në rang qarku, tashmë i miratuar nga KQZ-ja, do t’i përcillet Parlamentit, i cili do të duhet ta miratojë deri në datën 2 mars.
Qeveria vendosi të heqë doganën për kompanitë organizatore të fushatës
Më 14 janar të këtij viti, kryeministri Berisha ka firmosur aderimin e Shqipërisë në Konventën e Lehtësimit Doganor, konventë kjo që kryesisht mbështet heqjen e barrierave doganore për aksesorët dhe mjetet mbështetëse për fushatat turistike mes vendeve pjesëmarrëse. Thelbi i marrëveshjes ka të bëjë me shmangien e doganimit për ato pajisje dhe aksesorë që janë në funksion të fushatave ndërgjegjësuese për turizmin dhe që futen për përdorim të përkohshëm në territorin shqiptar. Në listën e mjeteve dhe aksesorëve që bëhen pjesë e marrëveshjes përfshihen dosje, pamflete, libra, revista, guida, postera, me dhe pa kornizë, fotografi, me dhe pa kornizë, harta, të ilustruara ose të pailustruara, diapozitiva, flamurë, diograma, bocete, një numër i arsyeshëm flamurësh etj. Nëse u referohesh të dhënave që shpallen publikisht nga agjencitë e huaja që menaxhojnë fushatat, ato i shpallin pikërisht këto pajisje si mjete të punës së tyre. Pra, nga sa më sipër, del e qartë se ky ligj i ka klasifikuar edhe mjetet e fushatës si turistike, mjaft që subjektet që i sjellin në Shqipëri t’i deklarojnë ato si pajisje në kuadër të fushatave turistike. Vendimi i qeverisë për të ndërmarrë një nismë të tërë ligjore vetëm për këtë çështje nuk duket i kotë. Nëse partitë e mëdha do të pajtojnë kompani ndërkombëtare për menaxhimin e fushatës, atëherë është e qartë se ato do të ofrojnë një infrastrukturë të madhe, që gjatë rrugës për në Shqipëri do të duhet të deklarohet në doganë dhe të taksohet. Këto taksa mund të shkojnë në qindra mijëra euro, çka rrit koston e financueseve (partive). Kësisoj duket se qeveria u ka hequr paraprakisht shqiptarëve nga shporta e përbashkët të ardhurat nga këto taksa për të shpërblyer kuruesit e ardhshëm të fushatës së saj, e jo vetëm të saj. Vendimi në fjalë parashikon që “realizimi i kësaj marrëveshjeje mund të zbatohet vetëm nga agjencitë turistike që porositin dhe detajojnë mallin që do të futet përkohësisht në vendin tonë”.
Fushata elektorale, ende asnjë kontroll mbi financimin e partive
Një nga pikat më të kritikueshme nga parterët ndërkombëtarë për procesin zgjedhor në Shqipëri ka qenë mungesa e transparencës në financimin e fushatave elektorale. Për këtë arsye, në Kodin e ri Zgjedhor janë sanksionuar disa nene, të cilat tentojnë të bëjnë më transparent dhe më të kontrollueshëm financimin që përfitojnë partitë politike gjatë fushatave elektorale. Në Kodin e ri Zgjedhor janë sanksionuar katër kategori, të cilave do t’u ndalohet me ligj financimi i fushatave elektorale. Kështu, kategoritë e mëposhtme janë personat juridikë apo shoqëritë tregtare, të cilat kanë qenë pjesëmarrëse në tenderat publikë gjatë një periudhe 2-4-vjeçare (mbetet për t’u përcaktuar). Lista vijon më pas me personat juridikë apo shoqëritë tregtare që rezultojnë debitore në shtet. Kategoria e tretë është ajo e personave juridikë dhe e shoqërive tregtare që kanë përfituar nga fondet publike nëpërmjet projekteve shtetërore. Kategoria e katërt që nuk do të lejohet të financojë fushatat elektorale të partive politike janë personat juridikë dhe shoqëritë tregtare, të cilat janë aksionere në organet e masmedias shqiptare. Kodi Zgjedhor, i miratuar së fundi në Kuvendin e Shqipërisë, ka përcaktuar shumën maksimale për financimin e subjekteve zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
13 Shkurt 2009