E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Programi i PS, i pazbatueshëm - bëhet për propagandë politike”

03-11-2011 / Gazeta 55

Selami Xhepa, deputet i PD-së

“Platforma e Partisë Socialiste për taksat në ekonomi, vë në rrezik financat e vendit”.
I këtij mendimi është deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi anëtar i komisionit parlamentar të ekonomisë, Selami Xhepa.
Ai thotë se heqja e taksës së sheshtë, duke aplikuar tatimin progresiv, do të krijonte efekte negative në ekonomi dhe do të prishte imazhin e Shqipërisë, si një vend që njihet me taksa të ulëta. “Zbatimi i tatimit progresiv hedh poshtë taksën e sheshtë, që ishte një revolucion i qeverisë në fushën e politikave fiskale. Taksa e sheshtë ka pasur shumë sukses dhe i ka sjellë të ardhura buxhetit të shtetit. Unë jam kundër tatimit progresiv”, u shpreh deputeti demokrat, Xhepa.
Ai e quajti të pazbatueshëm në praktikë programin e propozuar nga Rama, pasi në tërësi nuk synon interesin e qytetarëve dhe as të vendit në tërësi.
Sipas tij, Shqipëria është një vend që njihet për taksën e sheshtë prej 10 për qind dhe si e tillë, kjo i jep mundësi investitorëve të rrisin investimet dhe si pasojë rritet punësimi. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›