E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i opozitës në fushën e arsimit, një diskriminim enverist i rinisë studentore

29-05-2013 / Nga Sejdi Peka

Sa herë që më duhet të flas për Edi Ramën, më duket një kohë e humbur ose një mundim që nuk ja vlen të merresh. Por ja që neve shqiptarëve për fatin tonë të keq na kanë rënë për hise, të përzihen në politikë dhe të vendosin në vendimmarrje, njerëz klientelistë dhe mediokër që nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat kombëtare. Në këtë pikëpamje, është detyrë e çdo shqiptari që mendon për Atdheun e tij dhe të familjes,që në të gjitha mënyrat të ngrejë zërin për aq sa mundet të jetë e mundur, duke shfaqur kundërshti qytetare, kundër të gjithë atyre njerëzve me mendësi klienteliste dhe enveriste. Çdo indiferencë në këtë drejtim, për gjithsecilin është një shërbim shumë i keq që i bëhet Shqipërisë. Sigurisht nesër është shumë vonë për të korrigjuar. Historia na ka mësuar se fqinjët tanë në armiqësi të vazhduar me popullin tonë, kanë tentuar asimilimin e kombit, duke ja hequr mundësinë e shkollimit dhe të gjuhës shqipe. Kombet janë vrarë në mënyra të ndryshme, njëra e këtyre mënyrave është vrasja në fushën e arsimit si rezultat i asimilimit. Sigurisht që sot, falë sistemit demokratik,ky hap i rrezikshëm nuk mundet të hidhet pa u dënuar. Si qytetarë, por edhe si ish-i përndjekur politik i diktaturës, më shqetëson fakti se në tubimet e Partisë Socialiste valviten në hapësirën e Atdheut tim flamujt me drapër e çekan të bolshevizmit. Kjo tregon se kjo forcë politike nuk ka ndryshuar asgjë në mentalitetin e sajë komunist dhe bolshevik të huazuar nga e kaluara e sajë kriminale kundër popullit. Duke qenë pjesë e këtij konglomerati, Partia Socialiste ka bërë aleancë parazgjedhore me 4 Parti Komuniste këtu në Shqipëri për zgjedhjet e 23 Qershorit. Duke hequr një paralele me atë se “sa shumë i dhemb zemra Partisë Socialiste për aleatin e sajë strategjik” që me servilizëm e quajnë Amerikën sa herë që ndodhen ngushtë përpara opinionit ndërkombëtar, Amerika e ka nxjerrë jashtë ligjit Partinë Komuniste si një forcë politike që paraqet rrezikshmëri kombëtare për demokracinë për vendin më të fuqishëm të botës. Ndërkohë Partia Socialiste e ka gjenezën e vet të lidhur me komunizmin dhe ideologjinë marksiste. Edhe këtu gënjeshtra dhe propaganda komuniste nuk e justifikon. Këto mendime më zgjuan, kur po e dëgjoja Edi Ramën në një takim elektoral në Vlorë se “Partia Socialiste sapo të vijë më pushtet nuk do të lejojë Universitete me dyer të shqyera”, se nuk do të lejojë që gjithkush të vazhdojë shkollën e lartë. Se do të “seleksionohen...”. Edi Rama do t’u mundësojë të rinjve që të bëhen hidraulikë, elektricistë, zanatçinj, kallajxhinj etj. Më shkoi mendja tek ajo kohë e moshatarëve të mi që tani janë të moshuar, kur në klasat e shkollës organizatat e partisë na seleksiononin se kush nga neve mundet të vazhdonin shkollën e lartë. Ata ishin sigurisht fëmijët e privilegjuar “me biografi të mirë”. Neve të tjerët “armiqtë e popullit” duhet të punonim “atje ku të kishte nevojë partia” ose të prisnim radhën sapo të rriteshim pak dhe “në emër të popullit” do të na arrestonin duke na futur në zgafellat e minierave për të nxjerrë përmes kërbaçit e dhunës fizike, krom, bakër, pirit, të na internonin familjarisht se “qenkemi të padobishëm për shoqërinë”. Strategjia komuniste ishte pothuajse e njëjtë me atë që armiqtë tanë kishin ndërmarrë kundër kombit tonë, të na shfarosnin nëpërmjet injorancës dhe padijes,duhet pranuar se ishte i tillë gjenocide komunist kundër popullit. Sipas Edi Ramës, neve shqiptarët qenkemi të tejngopur në këto vite pas rënies së komunizmit me djem dhe vajza që kanë mbaruar universitetet dhe tani stop më. Tani duhet që studentët që vazhdojnë shkollën e lartë duhet “ të kalojnë “në filtrin”e Edi Ramës. Injoranca e këtij skizofreni të paskrupullt nuk njeh kufij. Nga njëra anë ankohet se Shqipëria vuan nga analfabetizmi deri në masën 57%, një ditë tjetër ankohet se kaq shumë student paskan mbaruar shkollat e larta. Duke krahasuar faktin se Shqipëria ka student që mbarojnë shkollat e larta në krahasim me popullsinë, 7 herë më pak në krahasim me vendet e BE, do të thotë se të sëmurit psikik të Partisë Socialiste ka rrjedhur fare nga fiqiri. Se në konceptin e tij marksist mendon se mundet të pengojë shqiptarët të shkollojnë fëmijët e tyre duke i ndarë në klasa dhe diskriminuar ata. Prandaj janë afër zgjedhjet e 23 Qershorit.
Se sa antikombëtarë dhe kundër shoqërisë demokratike është tentativa e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste e diskriminimit të rinisë studentore në fushën e arsimit, duhet të bëjmë një analogji të mundësisë së vazhdimit të shkollës së lartë për studentët që vinë nga zona të thella ose rurale të vendit tonë me zonat qytetare. Duke e njohur shumë mirë zonën e Tropojës, mundet të them se krahasuar me zonat e tjera në raport me popullsinë, nuk ka asnjë zonë që ka nxjerrë më shumë njerëz të letrave si gazetarë, shkrimtarë, poetë, mjekë, dr.shkencash etj. Nga ana tjetër, duhet pranuar fakti se niveli i mësimdhënies ka lënë gjithnjë shumë për të dëshiruar, për arsye të kushteve të terrenit malor të dimrit të ashpër, largësisë së shkollave nga fshatrat, mësues jo shumë të kualifikuar etj. Këta nxënës për momentin e mbarimit të shkollës së mesme, e kanë patur shumë të vështirë të përballeshin me njohuritë e nxënësve të qyteteve ose kryeqytetit që përveç mësimit në shkollë kanë patur edhe mësues shtëpie. Por sapo e kanë kaluar këtë barrierë, ata kanë shkëlqyer në auditorët e universiteteve. Shkencërisht është e vertetuar se oksigjeni dhe ajri i pastër i maleve ndikon në një mendje të zhvilluar dhe inteligjencë të natyrshme në formimin e njeriut. Në këtë kontekst, sa talente ka vrarë diktatura komuniste,sa njerëz të talentuar kanë përfunduar jetën e tyre në mizerje të plotë! Në pikëpamjen time Edi Rama është njeriu më i dobët në formimin e tij intelektual,prandaj edhe i urren intelektualët. E shumta u bë një piktor “i dështuar” që kurrkush nuk ka parë pikturat e tij, përveç atyre me “ homo dhe bunkerë” që përpiqej t’i shiste nëpër rrugët e Parisit pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Edhe Hitleri ka bërë përpjekje të bëhet piktor por përfundoi në kriminel dhe diktator. Në këtë pikëpamje edhe Edi Rama duhet ndaluar në egoizmin e tij të sëmurë për të sunduar popullin. Është një mësim i historisë,se populli gjerman nuk mundi që në kohën e duhur ta ndalonte Hitlerin në aventurën e tij dhe e pagoi shumë rëndë. Ne shqiptarët e paguam me Enverin si vëlla siamez me Hitlerin se edhe neve nuk mundëm ta ndalojmë në kohën e duhur. Dikush mundet të më thotë se Edi Rama nuk ka potencialet të bëjë dëme shoqërisë shqiptare deri në këtë shkallë. Por populli shqiptarë si një popull i vogël e ka pësuar nga gabime të tilla gjatë historisë. E kaluara e Ramës e dyshimtë tregon se i privilegjuar nga Babai i tij që bënte pjesë në kupolën kriminale të Partisë Komuniste, si Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullorë që vari në litarë poetin disident Havzi Nela e të tjerë, si shpërblim për shërbimet prej krimineli, Edi Ramën kokëbosh dhe skizofren i sëmurë, e emëruan pedagog në Institutin e Arteve. Zellshëm ka bashkëpunuar me ish sigurimin komunist në revistën famëkeqe të ish sigurimit “në shërbim të popullit”. U rrit vetëm duke lëmuar bustet e diktatorit Hoxha, se të bëhej skulptor të paktën si i Ati, nuk mundi kurrë. Kërcënimet e tij kundër studentëve, mësuesve, mjekëve, infermierëve, se sapo të vijë në pushtet do t’u bëjë gjëmën, tregon se Edi Ramës i ka përparuar sëmundja psiqike në shkallën më të lartë. Demokracia është mundësi e njerëzve të lirë që të demonstrojnë talentet e tyre në ekonominë e tregut të lirë. Edi Rama nuk ka për të mundur kurrë t’u risjellë shqiptarëve diktaturën komuniste në mënyrë të kamufluar të centralizmit të ekonomisë, të arsimit dhe të jetës së përditshme. Rama “diktator”të vendosë se kush nga fëmijët tanë do të bëhet elektriçist, bari, mullixhi etj. Nga ana tjetër pinjollët e diktaturës komuniste,përsëri si njerëz të privilegjuar,vetëm ata të kenë të drejtën të mbarojnë shkollat e larta!Çfarë hipokrizie,apo çfarë marrëzie! Largimi i Edi Ramës nga politika qorre dhe antikombëtare, është imperativ i kohës me 23 Qershor.        

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›