E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i qeverisë nesër nëKuvend, PD kundër:Duam kohë

TIRANE - Partia Demokratike nis opozitën e ashpër që ditën e parë të Kuvendit.  Nuk pranon që nesër të nisë diskutimi në Kuvend i programit të qeverisjes Rama. Pas mbledhjes së kryetarëve të Kuvendit  kryetari i grupit të PD-së Edi Paloka deklaron se nuk është rënë dakord me kreun e grupit të PS-së Gramoz Ruçi për kohën e shqyrtimit të programit, dhe nëse nuk do të gjendet një zgjidhje do të ketë dhe masa ekstreme.
 
 “Sot zhvilluam mbjedhjen e parë të konferencës së kryetarëve, për të diskutuar çështjen thelbësore që është parqitja e programit të qeverisë dhe debatet që do të bëhen mbi këtë program.

Do informoj se në këtë mbledhje Ruçi këmbënguli që debati të zhvillohet që nesër, paraqitja e programit të zhvillohet që nesër.  Unë duke pasru parasysh rregulloren dhe precedentët i kërkova që Grupit PD t’i jepet një kohë më e gjatë të njihet me programin, pasi ne nuk kemi në dorë programin e qeverisë të përgatitemi e të zhvillojmë debatin më të rëndishëm për një parlament.  
 
Që të gjithë qytetarët të njihen me qëndrimet e të gjithë palëve lidhur me atë që është mometni më i rëdnësishëm. Ruçi në mënyrë më absolute dhe me arrogancë të plotë deklaroi që nuk është në tagrin e PD dhe të askujt për të vendosur se kur do të bëhet debati është në tagrin e kryetarit të parlamethnt dhe Presidentit. Ju kemi thirrur vetëm për të vendosur orarin. Këto janë metova të vjetra pavarësisht se sot u fol për tolerancë cdo gjë që u paraqit sot ishte e vjetër”- tha Paloka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›