E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i ri i PS, grupet e punës: Gati në tetor

Progmai i ri politik i Partisë Socialiste do të jetë gati në fillim të tetorit. Grupi i punës ka gati propozimet që priten të paraqiten në PS brenda kësaj jave për tu kthyer në një paketë të plotë përmes së cilës do synohet ardhja në pushtet e socialistëve.
 

Për “Ora News” dy nga anëtarët e këtij grupi pune Olta Xhaçka e Ilir Beqja kanë dhënë detajet në lidhje me formimin e tyre.
“Programi synon të sjellë efikasitet në zhvillimin e vendit. Ky material do të jetë gati në kongresin e partisë” ka theksuar Xhaçka
 

Paralelisht me programin politik një tjetër grup po punon për reformën organizative e cila mund të sjellë largimin e drejtuesve në disa prej zonave në të cilat Partia Socialiste humbi zgjedhjet.
 

Dokumentat e hartuara nga dy grupet e punës pritet të miratohen në tetor në Asamblenë kombëtare të Partisë Socialiste.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›