E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi për heqjen e vizave me Serbinë në fund të prillit



Komisioni Europian do të paraqesë në fund të muajit prill hartën e rrugës për Liberalizimin e regjimit të vizave me Serbinë. Sipas komisionarit të BE-së për Zgjerimin, Oli Rehn, në këtë hartë do të caktohen kushtet që Serbia duhet të përmbushë në mënyrë që shtetasit e saj të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza në BE. Dokumenti me kushtet do t’u paraqitet shteteve anëtare të BE-së në fillim të javës së ardhshme, ndërsa autoriteteve serbe në fund të muajit. “Nuk ka asnjë afat për përmbushjen e këtij procesi, pasi ai varet në aktivitetet e Serbisë më shumë se në çdo gjë tjetër”, - tha Rehn. I pyetur lidhur me fatin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me Serbinë, Rehn u shpreh se aktualisht nuk ka asnjë konsensus politik lidhur me këtë çështje.

5 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›