E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres-Raporti, Berisha: Unë ofrova dialog, por PS vuri 10 kushte

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha mori në duar sot pasdite Raport-Progresin për Shqipërinë të hartuar nga Komisioni Europian ku theksohet se progresi i Shqipërisë ishte i kufizuar.
Ambasadori Ettore Sequi coi personalisht raportin në selinë qeveritare, nga ku kryeministri Berisha menjëherë dha nje prononcim për shtyp rreth dokumentit nga Brukseli.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk e ka lexuar raporton, por garantoi se dokumentin do e kthejë në plan dite pune.

“Unë shpreh falenderim mirënjohje ndaj KE dhe vendeve të BE për kontributin që i kanë dhënë dhe po i japin Shqipërisë. Procesi i integrimit europian mbetet për qeverinë shqiptare një proces i një rëndësie themelore. Nuk e kam lexuar raportin, por e garantoj ambasadorin se sikundër dhe në vite të tjera raporti përbën një program të vërtetë sa i përket reformave të qeverisë sime. Do e shqyrtoj atë dhe do e shndërroj në plan dite”.

Për kreun e qeverisë, notat kritike në raport kanë adresë të gjithë dhe jo një fajtor.
“Traditë fatkeqe që problemet që shohim i shohim tek të tjerët jo tek vetja. Unë u them shqiptarëve se problemet janë tek vetja jonë, se nuk ekziston asnjë vend tjetër ku nuk votohen kërkesat e BE, por në Shqipëri nuk votohen”.

Berisha bëri të ditur se gjatë gjithë kësaj kohe i ka ofruar dialog opozitës, por nuk ka marrë përgjigjen e duhur, por kushte.

“Reforma Zgjedhore është e mundur. Unë sigurova se mbetem tërësisht për dialog, por dialogun nuk e kam në dorë, kërkon dy palë, unë respektoj Kushtetutën e vendit, unë atë kam në dorë. Kështu që duke mbetur i vendosur të punojmë në të gjitha progreset, jam plotësisht i bindur se mbetem i hapur për një dialog natyrisht brenda disa parimeve themelore kushtetuese dhe demokratike. Unë jam i gatshëm të shoh përpara, jam i gatshëm që nesër të adresojmë reformën zgjedhore, por rivali im propozon inskenim qesharak, të ulemi në tavolinë me konsensus dhe kur të ketë të drejtë të vote ta japë pa konsensus, unë i them me konsensus të votoj, adreso amendamentet dhe silli t'i votojmë", deklaroi Berisha duke i drejtuar ftesë Ramës që nëse do me konsensus le të ulen me ekspertë ndërkombëtarë. 

Ndër të tjera, Kryeministri Berisha tha se, "Zoti Rama pasi humbi zgjedhjet me një humbje të thellë me 140 mijë vota, u tha qytetarëve shqiptarë se nuk do pengoj procesi ne integrimit dhe se do votoj për ligjet për integrimin. Pas kësaj kryetari i opozitës ndërroi pllakën në mënyrë të zakonshme dhe paraqiti 10 pika nga të cilat kërkesën për reformën zgjedhore. U pranuan shumica e kërkesave, por nuk mund të pranohej propozimi i tij që përmbyste reformën se kur përfaqësuesit socialist ti drejtohen komisionit të Venecias. Më vonë gjithë rekomandimet ia dërgon Presidentit Topit dhe kërkoi që zoti Topi të bëjë atë që thotë Rama, pasi ai që mendon se mund të shndërrojë një shumicë në pakicë, e tentoi shumë herë zoti Rama por dështoi. Por Rama e ka gjetur veten në rol bllokimi". 

Kryeministri theksoi se Shqipëria ngelet e vendosur të punojë për të gjitha problemet e ngritura në raport, ngelet e hapur për dialog natyrisht brenda disa parimeve themelore kushtetuese dhe demokratike.

Nga ana e tij, në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e qeverisë ambasadori Sequi tha se raporti është panoramë e gjendjes ku ndodhemi sot. Sipas ambasadorit europian raporti tregon një mënyrë për të ecur përpara në rrugën e integrimit europian.
“Ishte një takim i frytshëm. Raporti është panoramë e gjendjes ku ndodhemi në sot, raporti tregon mënyrën për të ecur përpara në rrugën e integrimit. Nga ana tjetër kryeministri Berisha ka shprehur gadishmërinë për përmbushjen e 12 prioriteteve. Kemi besim se Shqipëria i ka standartet e duhura për të plotësuar hapjen e rrugës për në BE”, tha Sequi. 

(d.b/BalkanWeb)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›