Tiranë, Këshilli Bashkiak nis punën me debate të këshilltarëve PS- PD
TIRANE- Këshilli bashkiak është mbledhur sot për të shqyrtuar dhe hedhur në votim 5 pr/vendimet e propozuara nga kryetari i bashkisë Lulzim Basha.
Mbledhja, e parë pas konstituimit në 25 korrik, nisi me debate, mes përfaqësuesve të këshilltarit socialist, Aldrin Dalipi dhe kryetarit të këshillit të bashkisë, Njazi Kosovrasti.
Sipas Dalipit propozimet janë futur në rendin e ditës duke u shkelur rregulloret dhe ligjet. Dalipi në emër të grupit të këshilltarëve socialistë denoncoi atë që ai e quajti "skandal: Votimin nga ana e 2 këshilltarëve që nuk kanë marrë mandatin".
“Po shkelni ligjin rregulloren. Po votojnë këshilltarë që nuk kanë marrë mandatin. Këta nuk mund të votojnë. Por s’keni faj jeni mësuar në KQZ”- i tha Dalipi duke iu drejtuar Kosovrastit. Në replikë Kosovrasti tha se "votat e këtyre këshilltarëve nuk u numëruan".
Pas debatit, rreth orës 17:40 minuta, mbledhja u ndërpre për disa minuta, dhe më pas nisi sërish me debate, rreth orës 17: 50 minuta.
Projekt vendimet janë:
1 Dhënia e titullit “Qytetar Nderi i Tiranës”, për Kryeministrin e Kuvajtit dhe aktoren e mirënjohur shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku.
2 Kalimi i futboll-Klub “Tiranës” në një shoqëri aksionere, siç e kërkon dhe vendimi i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit.
3 –Struktura e re e bashkisë, që konsiston në krijimin e pesë drejtorive të përgjithshme dhe gjashtë drejtorive të tjera dhe ngritjen e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Në strukturën e re të bashkisë pritet të funksionojë për herë të parë Drejtoria e Turizmit, një Drejtori për investimet e huaja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Investimeve Strategjike.
4- Eleminimi apo ulja e 60 taksave apo tarifave bashkiake
5- Pr/vendimi për hapjen e tenderit teknik për një segment të rëndësishëm të unazës së madhe, nga 'Shkolla Teknologjike' deri tek qendra 'Kristal'.
Këshilli bashkiak përbëhet nga 55 anëtarë, 28 prej të cilëve i përkasin koalicionit të djathtë "Aleanca për Qytetarin" dhe 27 koalicionit të majtë "Aleanca për të Ardhmen
(s.g/BalkanWeb)