E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr ne Tirane plagosin njeri tjetrin me te njejten arme

Nje konflikt i lindur per motive te dobeta ka bere qe dy persona te plagosin njeri-tjetrin ne kryeqytet.Por e cuditshmja kesaj here eshte se te dy kane plagosur njeri-tjetrin me te njejten arme.Sherri u shenua mbremjen e djeshme ne rrugen “Niko Avrami” ne kryeqytet kur ne pranga rane Ilir Nika, 27 vjeç, dhe Bari Bregu, 36 vjeç, qe te dy banues në Tiranë.

Sipas policise sherri mes tyre ka perfunduar ne plagosjen e te dyve nga e njejta arme pistolete e tipit TT e cila posedohej nga 27 vjecari Nika.Nga te dhenat e para behet me dije se gjate grindjes e cila ka filluar fizikisht, 27 vjecari ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar disa here ne drejtim te Bregut  I cili nga te gjitha te shtenat ka marre vetem nje plumb ne kembe.Por ky I fundit edhe pse I plagosur ende nuk dihet se si ka mundur te marre te njejten pistolete dhe te qelloje ne drejtim te 27 vjecarit duke e lene edhe ate te plagosur.Me pas 36 vjecari Bregu ka mundur te largohet  nga vendngjarja ndersa policia I ka arrestuar qe ted y ne spital.

Sipas uniformave blu te dy te demtuarit ndodhen ne spitalin ushtarak jashte rrezikut per jeten ndersa pritet permiresimi i tyre per zbardhjen e plote te rrethanave qe cuan ne plagosjen e te dyve me te njejten arme.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›