E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja, PD: Në PS nuk pati numërim, por klonim

TIRANË Pas zyrtarizimit të listës së Asamblesë Kombëtare të PS-së, një koment për përmbajtjen e saj e ka dhënë edhe Partia Demokratike. Në një njoftim për shtyp të PD-së thuhet se “Edi Rama shënoi një rekord të ri në historinë botërore të numërimit të votave dhe klonimit të anëtarëve të Komitetit Qendror të PS-së”. “Për numërimin e votave të 1500 delegatëve klonar të tij, zotit Rama iu deshën 5 ditë e 5 net apo 120 orë. Çdo njeri e ka të qartë se ky nuk ishte numërim, por thjesht klonim i udhëheqjes së re të PS-së në radhët e së cilës shkëlqejnë si zifti i larë mamuthi i korrupsionit Caci, apo banania e partisë, arkëtari i protestave të Ramës, që shpërndante para kamerave paratë për mitingashët, por që gjysmën e mbante, si taksën e Ramës për partinë dhe së fundmi një yll tjetër që nxin, Sollaku i korrupsionit, që mbylli dosjet e Ramës dhe jo vetëm të tij, por të gjithë nomenklaturës së kleptokracisë së PS-së”, - thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›