E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres-raporti, zyra e KE-së në Tiranë fton shoqërinë civile për të dhënë opinione



TIRANË - Në prag të përgatitjes së Progres-raportit, zyra e Komisionit Europian në Tiranë ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që të japim mendimet e tyre për reformat dhe zhvillimin social ekonomik. Sipas burimeve zyrtare të Delegacionit të KE-së në Shqipëri, “aktoret e shoqërisë civile janë të ftuar që të paraqesin kontributin e tyre me shkrim për përgatitjen e Progres-raportit të ardhshëm, deri më datë 25 maj 2009”. Opinionet do të paraqiten në një adresë zyrtare të zyrës së KE-së.
Më 7 maj, delegacioni i Komisionit Europian mbajti një takim konsultativ me organizatat e shoqërisë civile, më qëllimin për të mbledhur informacione dhe opinione nga sektori jofitimprurës shqiptar për Progres-raportin, i cili është duke u përgatitur. Rreth 40 aktorë të ndryshëm nga organizata joqeveritare shkëmbyen pikëpamjet me shefin e Delegacionit, ambasadorin Helmut Lohan. Ata debatuan për çështjet si lufta kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, struktura ligjore për organizatat jofitimprurëse, çështjet e të drejtave të njeriut dhe lufta kundër diskriminimit.

19 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›