Minatori: Urdhrin për fillimin e punimeve e morëm nga ACR
27/10/2011 Prokurorët pyesin minatorët e plagosur në galeritë e kromit në Bulqizë
TIRANE-Shpërthimi i gazit në galeritë e minierës së Bulqizës që i mori jetën një minatori dhe plagosi 8 të tjerë, ka bërë që dy hetues të Prokurorisë Dibër të zbarkojnë në spitalin ku janë duke u kuruar dy nga të plagosurit Zaim Përkola dhe Basri Toska. Në prani dhe të mjekëve të spitalit, hetuesit që po kryejnë verifikime në kuadër të zbardhjes së shkaqeve të shpërthimit të gazit, kanë pyetur fillimisht minatorin Përkola. Ky i fundit me shumë vështirësi ka arritur të kujtojë momentet para dhe pas shpërthimit në galeri, për shkak se gjendja e tij shëndetësore ende nuk është përmirësuar. I pyetur nga prokurorët se në çfarë pozicioni ndodhej në momentin para se të ndodhte shpërthimi, minatori me vështirësi ka sqaruar se ndodhej në galeri i ulur në një stol. Ai ka shtuar se ndodhej mbi 100 metra nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi, por për shkak të gazit të madh të dalë nga tubi në galeri, shpërthimi ka rritur fuqinë e tij duke plagosur rëndë dhe vetë atë. Me ndalesa të shpeshta, minatori që ka marrë disa djegie në trup, u ka treguar prokurorëve shumë pak nga gjithë ajo që kishte ndodhur në nëntokën e minierës së Bulqizës. Kjo për shkak se sipas tij, ai pas shpërthimit nuk kishte parë asnjë gjë, për shkak se nga dhimbjet kishte humbur ndjenjat. Hetuesve të Prokurorisë Dibër ai u ka pohuar se arrinte të kujtonte vetëm momentin kur e kanë hipur në helikopter dhe asnjë detaj tjetër brenda galerive të minierës. I pyetur nga prokurorët lidhur me urdhrin për fillimin e punimeve në sektorin kur ndodhi shpërthimi, minatori që ende vazhdon të kurohet në spital, ka kujtuar se urdhrin e kanë marrë nga drejtuesit e kompanisë ACR në Bulqizë. Ndërkohë pas përfundimit të pyetjes së minatorit Zaim Përkola, dy hetuesit e Dibrës kanë planifikuar të administrojnë në letër dëshminë e minatorit tjetër Basri Toska. Mirëpo ky plan është rrëzuar, për shkak se mjekët e spitalit ku po kurohet Toska, s’kanë lejuar hetuesit të hynë në dhomën e reanimacionit ku prej ditësh qëndron minatori. Dy hetuesit kanë insistuar, për t’i bërë vetëm pak pyetje Basri Toskës, por sërish kanë hasur në këmbënguljen e mjekëve, të cilët janë shprehur se pacienti i tyre nuk mund të flasë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore që po kalon për momentin. Burimet thanë se sipas mjekëve minatori Toska ka shumë pak kohë që ka dalë nga gjendja e komës, dhe në të tilla raste rregullat e mjekësisë e ndalojnë në mënyrë të prerë pyetjen për rrethana hetimore. Kjo pasi sipas bluzave të bardha, do të sillte lodhjen psikologjike të pacientit, e cila mund të ndikonte ndjeshëm në gjendjen shëndetësore. Pavarësisht kësaj, burime pranë grupit hetimor thanë se nuk do heqin dorë nga pyetja e minatorit Basri Toska, duke shtuar se një veprim i tillë do të kryhet kur të njoftohen për përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Momentalisht hetuesit e Dibrës janë duke administruar të gjitha deklarimet e drejtuesve të ACR dhe minatorëve të Bulqizës, ndërkohë që kanë urdhëruar dhe kryerjen e një ekspertize për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit në minierë që i mori jetën minatorit 39-vjeçar Naim Shyti.