Reflektim për ata që mbrojtën flamurin
27/10/2011 Dita e të Rënëve të Policisë. Nishani: Mirënjohje e respekt për aktin sublim të tyre
Bashkëshortja e policit të vrarë: Ndjejmë dhimbje, por jemi krenarë
TIRANË- “Dhimbja jonë për ata është e papërshkrueshme sa të jemi gjallë, por jemi krenarë për të afërmit tanë”. Kështu u shpreh dje Floresha Memeti, bashkëshortja e Gjergj Mehmetit, oficerit të vrarë në Qafë-Gjashtë të Sarandës, kur u dogj nga banditët në vitin 1997. Mehmeti ishte njëra nga bashkëshortet që u vizituan dje nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, dhe krerët e lartë të policisë në Ditën e të Rënëve të Policisë. Duke qenë se 26 nëntori është caktuar si ditë e veçantë për të përkujtuar të rënët në detyrë, Policia e Shtetit organizoi dje një takim në ambientet e saj dhe më pas u zhvilluan vizita tek disa familje. Në fjalën e tij ministri Nishani u shpreh se “Dëshiroj të shpreh nderimin e thellë, sot, në këtë ditë të kujtimit, të nderimit dhe të mos harrimit të të gjithë atyre që na lanë një amanet: Amanetin e ruajtjes së nderit, amanetin e ruajtjes së dinjitetit, amanetin e kontributit ndaj shtetit dhe ligjit. Ditë të tilla si kjo, padyshim janë ditë reflektimi të thellë, reflektimi për aktin sublim në mbrojtje të dinjitetit, të jetës, të lirisë, atdheut dhe flamurit. Por nga ana tjetër janë edhe ditë, të cilat përtej këtij reflektimi, ne duhet të jemi edhe krenarë, sepse sot, edhe falë aktit të madh sublim, këtij kontributi të pakompesueshëm të atyre, të cilët nuk janë sot, por edhe kolegëve të tyre, të cilët ndeshen çdo ditë me krimin, ndeshen çdo ditë me rrezikun, ndeshen çdo ditë me sfidat, Shqipëria ka arritur shumë për sa i përket nivelit të sigurisë dhe lirisë. Mirënjohja, respekti, vlerësimi për aktet sublime, por edhe për aktet dhe veprimtaritë e përditshme të punonjësve të zbatimit të ligjit, është një vlerë për çdo individ, është një vlerë për një shoqëri, ndaj si një shoqëri që mendojmë për të konsoliduar vlerat, është dhe do të jetë në nderin tonë vlerësimi maksimal për të gjithë ata, që ndonëse fizikisht sot nuk janë mes nesh, mesazhi i tyre do të jetë i përjetshëm”. Ndërsa zonja Mehmeti më tej theksoi se “Sot, ne dhe fëmijët tanë, jemi krenarë pasi shohim se baballarët apo të afërmit tanë të shtrenjtë janë simbol heroik i asaj që ne sot e quajmë Shqipëri më e mirë. Sot fëmijët tanë kanë më shumë mundësi për të zgjedhur në jetë”.