Pinari i sëmurë, gjyqtarja nuk vjen, shtyhet “Gërdeci”
27/10/2011 Ka mbetur pa lexuar pretenca e Prokurorisë
TIRANË-Kur ka mbetur pa lexuar edhe gjysma e pretencës së Prokurorisë për të pandehurit e dosjes “Gërdeci”, gjyqi u shty ditën e djeshme, për shkak se mungonte kryetarja e trupit gjykues Fatmira Hajdari dhe i pandehuri Ylli Pinari. Ky i fundit e justifikoi mungesën e tij me një raport mjekësor, pasi kishte shkaqe shëndetësore. Në argumentet që Prokuroria ka sjellë deri tani në faqet e lexuara të pretencës qëndronte fakti se punishtja e Gërdecit ka shpërthyer si pasojë shmangies së qëllimshme e kushteve teknike nga ana e të pandehurve Ylli Pinari, Dritan Minxolli, Sokol Ngjeci dhe Mihal Delijogji. Më tej Prokuroria ka vënë në dukje, se në uzinë punohej me mjete primitive, dhe jashtë çdo norme sigurie, pasi punonjësit në tavolina jo perfekte dhe me mjete rrethanore si, sqeparë, kaçavida, leva dhe gozhdë, kryenin demontimin e predhave të kalibrit të madh. Ky fakt i kalon akoma dhe më tepër caqet, për shkak se në këtë proces tepër të rrezikshëm për jetën, ishin të punësuar fëmijë dhe gra, të cilat nuk kishin informacion, por dhe të informoheshin nga punëdhënësit mbi rrezikun që shfaqej. Në pretencë, Prokuroria etiketon ish-drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinarin, si njeriun kryesor që ka ndikuar në krijimin e procedurave ligjore dhe ngritjen më pas punishtes së demontimit të municioneve në Gërdec.