Djegia e 'Skampës', Sejdini: Teatri do të rindërtohet së shpejti
ELBASAN- Teatri “Skampa”, një nga veprat monumentale më të rëndësishme në Elbasan, do të rindërtohet së shpejti, pas dëmeve që pësoi nga zjarri i rënë mesditën e sotme. Kështu deklaroi kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini gjatë një konference për shtyp.
"Bashkia ka pesë vjet që teatrin bashkë me objektet e rëndësishme të Elbasanit, i kemi objekte të siguruara në kompaninë “Sigal”. Kompania do të përgjigjet për rindërtimin e këtij teatri", madje sipas tij, serioziteti i kompanisë shkon më tutje, pasi ekspertët e kompanisë kanë qenë në vendngjarje dhe ne po përgatitemi të dorëzojmë planvendosjen, inventarin dhe të gjithë kërkesat që kanë ekspertët".
Duke pasur bindjen e plotë dhe personale si qytetar i Elbasanit, por edhe si kryebashkiak, pasi nuk ka qytetar elbasanas që të mos ketë një kujtim në atë teatër, ne do ta bëjmë shumë shpejt teatrin, jo vetëm ashtu siç ka qenë, por edhe më të bukur, pasi kemi mbështetjen e 'Sigal' dhe me buxhetin që nevojitet nga bashkia".
Teatri “Skampa” është "Monument Kulture", i ndërtuar në vitin 1932 me variantin e "La Scala" në Itali, dhe ka akustikën më të mirë në Shqipëri.
(m.a/BalkanWeb)