E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Projekti për mbrojtjen e liqenit, me rëndësi për Shkodrën

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e pranishme në nisjen e projektit për furnizim me ujë dhe mbrojtjen mjedisore të liqenit të Shkodrës, u shpreh se “ky projekt është një vlerë e shtuar e programit madhështor për Shkodrën".

Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se kryeparlamentarja Topalli e vlerësoi këtë projekt një tjetër vepër e arrirë në teknikë dhe teknologji për Shqipërinë.

"Nëpërmjet programit te madh synojmë investime mbi tri çështje thelbësore; mbrojtjen e shëndetit te qytetarëve shkodranë dhe turistëve të shumtë që vijnë në këtë qytet të mrekullueshëm, mbrojtjen e liqenit të Shkodrës, të këtij oazi me vlera natyrore, si dhe do të garantojmë fqinjësi te mirë e të shëndetshme me Malin e Zi, nëpërmjet ujërave të pastër e të pasur”, - u shpreh Topalli.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›