E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekt ligji për shëndetin në punë, biznesi i detyruar të sigurojë mjekun

Tiranë, 11 shkurt, NOA-Ndërmarrjet publike ose
private tashmë do të jenë të detyruara me ligj të sigurojnë mjekun në ambientet
e punës, si një kusht për sigurinë dhe shëndetin në punë. Projektligji për
sigurinë dhe shëndetin në punë i hartuar për herë të parë në Shqipëri, u
diskutua sot në Komisionin Parlamentar për Çështjet sociale.

Në fjalën e tij, ministri i Punës, Spiro Ksera,
theksoi se ky projektligj u siguron mbrojtje disa grupeve të ndjeshme ndaj
aksidenteve në punë, si gratë, fëmijët e personat me aftësi të kufizuar.

Çdo punëdhënës i një subjekti publik e privat,
vendas apo i huaj, fizik apo juridik është i detyruar të sigurojë shërbimin
mjekësor në punë, nëpërmjet mjekut të punës.

Hetimi i aksidenteve në punë është risi
klasifikimi në 4 shkallë të aksidenteve, duke u bazuar në pasojat që shkakton
aksidenti dhe numrin e personave të dëmtuar. Ky projektligj garanton mbrojtjen
e veçantë ndaj rreziqeve në punë të grupeve 
më ndjeshme siç janë gratë shtatëzëna, grave me fëmijë në gji, të
miturit si dhe personat me aftësi të kufizuar, u shpreh ministri i Punës,
Spiro Ksera.

Brenda në projektligj thuhet se punëdhënësi
duhet të marrë masa të veçanta për të përshtatur vendin e punës me këtë
kategori punonjësish me qëllim parandalimin e rreziqeve që rrjedhin nga puna.

Ministria e shëndetësisë nga ana e saj merr përsipër
kontrollin e zbatimin e pr.ligjit.

Kryeinspektori i Inspektoratit Sanitar Shtetëror
në ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, ka theksuar gjatë seancës së Komisionit
Parlamentar.

Përfaqësues të sindikatave të profesioneve të
vështira si metalurgët, kanë mirëpritur projektligjin por kanë kërkuar të
merren parasysh kërkesat e tyre në rast se janë të pakënaqur me shërbimin e
mjekut.

Projektligji pritet të kalojë nen për nen për
miratim në komision gjatë seancës së ardhshme që mbahet ditën e hënë.

b.a/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›