E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti Kruja: Bashkia, të kthejë sytë nga vlerat e Tiranës

Tiranë, 11 shkurt, NOA - Në institucionin e
Prefektit të Tiranës, me rastin e 90-vjetorit të shpalljes së saj kryeqytet, prefekti
Keltis Kruja priti në një vizitë anëtarë të Kryesisë së Shoqatës Tirana. Më
lejoni që në emër të institucionit që përfaqësoj, por edhe në
emrin tuaj, të shpreh një falënderim të veçantë për shoqatën Tirana dhe punën
e palodhur në drejtim të promovimit të vlerave historike, kulturore e
patriotike që ka mbartur në vite Tirana jonë, tha në fjalën përshëndetëse
prefekti Kruja.

Ndërsa shtoi me kritikë se nuk mund të rrijë
pa shprehur shqetësimin për indiferencën totale dhe neglizhencën e pakuptimtë që
bashkia e Tiranës tregon pikërisht ndaj promovimit të këtyre vlerave.

Ndaj dhe sot nga ky panel, u drejtohem
drejtuesve të Bashkisë ti kthejnë sytë nga qyteti i Tiranës dhe të hapin kutitë
e historisë së këtij qyteti, sepse aty në fakt do të gjejnë të vërteta që ia vlejnë,
përfundoi Kruja.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›