E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Ja si ka ecur regjistri i kredive

• Që nga 3 janari i këtij viti, në Bankën e Shqipërisë filloi funksionimin regjistri i kredive, që është baza elektronike e të dhënave për kredimarrësit e sistemit bankar.

Kjo do të thotë se nga kjo datë bankat kanë çdo informacion që iu nevojitet për klientët që aplikojnë për kredi. Nëpërmjet këtij procesi bankat mund të evidentojnë shumë thjeshtë klientët që rezultojnë të kenë kredi të pashlyera pranë bankave të tjera. Pikërisht për të parë se si ka qenë ecuria e këtij procesi gjatë këtyre muajve, Banka e Shqipërisë në mbledhjen e saj të ardhshme do të japë një informacion më të detajuar "Mbi funksionimin dhe ecurinë e Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë". Sipas të dhënave të fundit nga BSH-ja, aktualisht bankat kanë hedhur në regjistër portofolin aktiv të kredive si dhe ngarkojnë çdo ditë të dhëna për kreditë e reja. Në momentin e fillimit të funksionimit "live" të regjistrit të kredive, në të rezultonin 201.729 kredi të regjistruara, si dhe të dhëna për kredimarrësit, personat e lidhur dhe kolateralet e vëna si garanci për kthimin e kredisë. Raporti i kredimarrësit që marrin bankat si produkt i regjistrit përmban informacion mbi shumën e kredisë, shlyerjet e saj, shumat e vonuara, garancitë e vëna për të, të dhëna për linjat e kredisë, ku kredimarrësi është person i lidhur, historiku i statusit të kredisë për dy vitet e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›