Projektbuxheti 2012 debate ne Kuvend

Maxhoranca dhe opozita vijojnë nga mëngjesi i debatin në parim mbi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2012. Deputetët e maxhorancës e mbrojtën këtë projekt si buxheti që do të mbështesë stabilitetin makroekonomik, por edhe si projektin që do të zbusë efektet e krizës financiare globale, përmes mbështetjes së sektorëve sociale, investimeve publike dhe rritjes së pagave dhe pensioneve.
Por, deputetët e opozitës duke deklaruar votën e tyre kundër këtij projekti, theksuan se p/buxheti 2012-të nuk merr asnjë masë për krizën ekonomike globale, në kushtet kur e gjithë bota është mobilizuar me masa shtesë. Opozita thekson se do të votonte një buxhet që ka shifra reale, por sipas tyre qeveria gënjen për çdo deklarim të tyre dhe anashkalon thirrjet e ndërkombëtareve.
Problem, sipas deputetëve të opozitës mbetet dhe borxhi publik. Ata vlerësuan se, nëse buxheti është rritur siç thotë qeveria, kjo ndodhi pasi borxhi publik u rrit. Sipas tyre, borxhi mbetet një problem kronik për Shqipërinë. Po ashtu, ata akuzuan qeverinë edhe se po shet objektet shtetërore që kanë mbetur në mënyrë që të ulë borxhin publik.
Në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Berisha mbrojti draftin. Gjatë prezantimit në Kuvend, Berisha tha se "modeli ynë ekonomik bëri të mundur që ekonomia shqiptare, ndryshe nga ekonomitë e tjera që njohën rënie e recesion, të ruajë rritjen e përvishtme ekonomike dhe të mbajë të paprekura parametrat e stabilitetit makroekonomik".
"Sot vendosim për buxhetin e të gjithë shqiptarëve, për kontot dhe portofolet e tyre, për vendet e punës, shërbimet ndaj tyre, vendosim për shkollat e fëmijëve të tyre, për shërbimin e mjekëve, vendosim për atë se si do t'i shpenzojnë fondet për të arritur në destinacionin e tyre të përditshëm e të përjavshëm. Pra, se çfarë do të bëhet me mundin e djersën e tyre gjatë vitit 2011; cila është perspektiva e punësimit të tyre, në fund të fundit vendosim për begatinë e mirëqenien e familjeve shqiptare", tha Berisha.
Kryeministri theksoi se në sajë të reformave të gjithanshme të maxhorancës në këto vite dhe mbi të gjitha modelit ekonomik të vendosur, shqiptarët ia dolën që në një hark kohor 6-vjeçar të arkëtojnë në buxhetin e tyre rreth 8 miliardë dollarë më shumë.
"Gjatë këtyre viteve kemi bërë tre buxhete shtesë, shqiptarët meritojnë 30 buxhete shtesë, por ne ia kemi dalë të mbledhim në këto vite tetë miliardë dollarë më shumë, duke mos llogaritur këtu shumë miliarda me uljen e taksave, tarifave, tatimeve, doganave etj", tha kreu i qeverisë. Kryeministri deklaroi gjithashtu se, ashtu si dhe vitin e kaluar opozita nuk do ta votojë sërish buxhetin pasi sipas tij, vuan nga 'sindroma e tunelit.