E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Projektbuxheti 2012 nuk ndihmon ne zhvillimin ekonomik te vendit

Kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi theksoi sot në Kuvend gjatë diskutimit në parim të pr/buxhetit 2012 se nga këndvështrimi i opozitës, "ky buxhet nuk ndihmon në zhvillimin ekonomik, kur rritja ekonomike ka ndaluar. Nuk kontribuon në zbutjen e efekteve të krizës ekonomike, kur barra fiskale në familjet e qytetarëve ka shkuar nga 32-38 %".

Sipas tij, buxheti nuk shoqërohet me ulje të borxhit publik, nuk zbut varfërinë, kur ajo shtohet 11.4 % nga viti 2008 si dhe nuk ul papunësinë.
"Nuk ka politika të reja fiskale për shpërndarjen e të ardhurave. Buxheti nuk mbështet shëndetësinë apo arsimin si dhe nuk nxjerr bujqësinë shqiptare nga feudalizmi i sotëm", tha më tej Ruçi.

Gjithashtu kreu i grupit parlamentar të socialistëve theksoi se "opozita është e gatshme ta votojë pr/buxhetin 2012, nëse paguajnë më tepër TVSH-për pagën deputetët dhe t’i hiqet qytetarëve. Të ulet 17% TVSH-ja për prodhimet si bukë, miell, qumësht, vezë, të ulet në 8% më pak TVSH-ja për vajin, sheqerin orizin si dhe ajo për barnat e qytetarëve".

Ruci kërkoi ulje të TVSH-së për naftën, për prodhimet e fermerëve dhe imputeve të bujqësisë, librave për nxënësit e shkollave si dhe për energjinë elektrike.

Në emër të të majtëve, Gamoz Ruçi kërkoi që të ngrihet një komitet i përbashkët për të zgjidhur çështjen e pronës në Shqipëri si dhe të bëhet dëmshpërblimi i menjëhershëm ish-të përndjekurve që kanë mbushur moshën 75 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›