Projektet e Daffy’it

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 19:32
“My Swag” është titulli i videoklipit të ardhshëm të Dafina Zeqirit, ndërsa lajmin e konfirmoi vetë Dafina përmes faqes së saj në Twitter.
Pas projektit “Dangerously In Love” që po është bërë një hit, Dafina Zeqiri ka zbuluar në Twitter këngën e saj të radhës që do të shoqërohet me klip dhe që do të jetë në albumin e ri “Just Me”.
“My Swag – së shpejti. Qëndroni pranë meje këtë verë. Kjo është fusha ime, ju po luani po ashtu në të. Grrawww”, ka shkruar Dafina në faqen e saj në Twitter.