E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidal synon tituj me Juventusin

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 17:30

Përforcimi i ri i Juventusit, Arturo Vidal ka thënë se motivimi i tij primar për transferim në Torino ka qenë mundësia e fitimit të titujve në klub.

Javën e kaluar Vidal kompletoi transferimin e tij nga Bayer Leverkusen për 10.5 milionë euro dhe menjëherë ka thënë se synon t’i ndihmojë ekipit të tij të ri në rrugë drejt rikthimit të ditëve të suksesshme.

“Jam këtu për të punuar shumë dhe ngritur tituj të rëndësishëm. Klubi dëshiron të kthehet në rrugë të fitoreve, në shkallë të larta, aty ku e meriton të jetë. Unë dua t’i ndihmoj”, tha Vidal për www.Juventus.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›