Projektet e MTKRS-së: Ja si do punësojmë të rinjtë

Në qendër të politikave të rinisë, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të jetë çështjet dhe rritja e numërit të të rinjëve të punësuar.
Për këtë qëllim janë programuar disa projekte, ku MTKRS-ja në bashkëpunim me institucione të tjera, do të organizojë në muajt në vazhdim.
Migena Reçi, drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave Rinore pranë MTKRS-së, pohoi se që politikat të jenë efikase, duhet që aktorët përgjegjës të jenë më të angazhuar.
Në rastin e ditës botërore të rinisë, më 12 gusht MTKRS-ja, në bashkëpunim me Këshillin Rinor Shqiptar, do të organizojë një sërë aktivitetesh si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur 2011, vitin e të rinjve, ku motoja e tij, është dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë midis të rinjëve.