E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreth 2.5 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë

Shqipëria çdo vit e më tepër po kthehet në një destinacion tërheqës për turistët e huaj. Duke e konsideruar këtë të sivjetshmin si një sezon të suksesshëm, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Klodian Pajuni, u shpreh dje se deri më 20 gusht kanë vizituar vendin tonë rreth 2.5 milionë persona, ose 29% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Hapja e këtij sezoni turistik është shoqëruar dhe me problematika të ndryshme, që, sipas Pajunit, erdhën si rezultat i zgjatjes së procesit të zgjedhjeve vendore. Sipas autoriteteve të sektorit të Turizmit, krahas bregdetit të Jugut, destinacionet më të frekuentuara për këtë sezon kanë qenë Shëngjini, Spilleja, Gjiri i Lalzit dhe Velipoja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›