E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trichet: BE-ja do të ketë rritje modeste të ekonomisë

Në fjalimin e tij në Parlamentin Europian, presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean Claude Trichet, është shprehur qartë në lidhje me një rritje modeste ekonomike në Eurozonë. Trichet gjithashtu ka deklarua se kriza financiare ka hasur disa problematika të shtuara gjatë muajve të fundit, e për pasojë niveli i inflacionit në Europë do të vazhdojë të qëndrojë mbi objektivin e Bankës prej 2%. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane ka theksuar se përpjekjet e institucionit që ai drejton janë të gjitha në shërbim të stabilizimit të situatës nëpërmjet blerjes së bonove qeveritare si dhe procesit të financimit të bankave. Përsa i përket blerjes së bonove, Trichet është shprehur se Banka Qendrore Europiane ka rinisur blerjen e tyre në tregjet dytësore, ndërsa programi i rifinancimit tashmë numëron rreth 470 banka në operacionet e tij. Problematika të tjera të shqyrtuara nga Trichet ishin edhe nivelet e ndjeshme të pasigurisë financiare në Eurozonë apo normat e likuiditetit, të cilat vazhdojnë të përdoren si masa parandaluese. Në fund të fjalimit Trichet është shprehur se autoritetet europiane presin nivele të larta angazhimi nga vendet anëtare, me qëllim konsolidimin e disiplinës fiskale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›