E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti Mbrojtja mjedisore e liqenit te Shkodres

Për minimizimin e ndotjes në liqenin e Shkodrës, Bashkia, në bashkëpunim me qeveritë gjermane, austriake dhe atë zvicerane, kanë nisur punimet për ndërtimin e impiantit të përpunimit të ujrave të përdorura,të bardha e të zeza, të zonës Shirokë - Zogaj.

Në inagurimin e fillimit të punimeve në Shiroke kanë qenë të pranishëm Ministri gjerman i Ekonomise Dirk Niebel, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, deputetë të parlamentit shqiptar dhe Bundestagut, si dhe ambasadorët e shteteve donatore të këtij projekti.

Ky investim i Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës në Shqipëri është shenjë e qartë e zhvillimit të këtij vendi. Pasuritë ujore në Shqipëri janë të mëdha dhe janë të domosdoshme investimet për ruajtjen e tyre, në përmirësimin e standartit dhe shërbimeve ndaj komunitetit u shpreh Dirk Niebel, Ministër i Ekonomisë në Gjermani

Ndërsa Kryetareja e Kuvendit të Shqiperisë, Jozefina Topalli, vlerësoi asistencën e deritanishme të këtyre 3 shteteve në Shkodër dhe mbarë vendin, në përmirësimin e infrastrukturs mbi dhe nëntokësore për sistemimin e ujrave. Rezultatet e arritura në disa qytete kryesore të vendit në këto 5 vite në drejtim të ndërtimit të impianteve të përpunimit të ujrave të ndotura dhe të përdorura.

Impianti që do ndërtohet në Shkodër do kushtojë 13 milion euro. Ky është një projekt që pritet të perfundojë brenda 2 viteve dhe do ndikojë në pastrimin e Liqenit të Shkodrës, resursi më i madh natyror i këtij rajoni.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›