E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvarrisin rezultatin Ristani akuza perfaqesuesve te PS-se

Hapja e kutive të Finiqit ka ndryshuar për herë të 3 emrin e drejtuesit të kësaj komune të Delvinës duke rikthyer fitues Ziso Lluçin, të partisë MEGA. Por rikthimi tek zarfet me fletët e  kontestuara dhe kërkesat për pavlefshmëri, 3 muaj pas mbjatjes s ë zgjedhjeve, sipas kyetarit të KQZ-së Arben Ristani, tregon tentativën e rradhës së PS-së për të zvarritur pa fund rezultatin.

“Është një synim i provuar qartazi gjatë gjithë periudhës parazgjedhore, duke synuar mosngritjen e komisioneve të nivelit të dytë dhe mosmbajtjen e zgjedhjeve në 8 maj. Vazhdon me të njëjtin pikësynim dhe në këtë rast vetëm në mënyrë që procesi të zgjatet pa fund, të sorrollatet  pa fund dhe detyrimisht të dëmtohet”-tha Ristani.

Duke deklaruar dhe njëherë se shkelësit e ligjit do të dënohen, Ristani pohoi se dhe nëse nuk do të jetë më në drejtimin e KQZ,do t’i lërë pasardhësit të tij, një praktikë të mirë manaxhimi.

“Kemi një përgjegjësi për të vendosur një praktikë qoftë dhe për të ardhmen, sepse sado të ëndërrojmë dhe të na duket vetja si Luigji i XIV që thoshte “pas meje u bëftë qameti”, kjo nuk funksionon. Kemi përgjegjësinë të lëmë praktika të konsoliduara ligjore që do të shërbejnë edhe më tutje, pavarësisht nëse do të na jepet mundësia të manaxhojmë apo jo zgjedhje të tjera”-theksoi ai.

KQZ-ja mori në shqyrtim kërkesën e MEGA-s për vlerësimin e fletëve të kontestuara dhe pas numërimit, kandidati i kësaj partie në Finiq rezultoi me 5vota më shumë se kandidati i PBDNJ-së, Sokrat Spiro i shpallur fitues nga KZAZ. Më herët komisioni qendror rrëzoi ankesën e PBDNJ-së për pavlefshmëri zgjedhjesh.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›