E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spranojne humbjen Kume do formule do te deshtoje

Me çdo lloj formule përbërje qoftë politike apo isntitucionale, KQZ do të bëhet pre e  sulmeve  klasës politike.Ish-kryetari i Komisionir Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ndonëse e konsideron një temë të mirë dsikutimi në treyezën e reformës zgjedhore riformatimin e KQZ-së, e sheh problemin jo tek vete komisioni, por tek mungesa e kulturës për të pranuar humbjen.

“Ka formula nga më të ndryshmet. Deri më sot kemi eksperimentuar disa prej tyre dhe që përfundimisht kemi parë qëndrimin që ka mbajtur politika ndaj tyre, në të shumtën, për mendimin tim, nuk ka ardhur si rezultat i mendimit pozitiv apo negativ të asaj që ka bërë administrata zgjedhore, në këtë rast KQZ, por më shumë ka qenë si pjesë e asaj që është përdorur për të pranuar humbjen. Dhe gjetja e arsyeve të kësaj humbje të të tjerët”-thotë Kume.

Megjithatë ndryshimin e shpeshtë të administratës zgjedhore, e cila herë ka numëruar 9 anëtarë e herë 7, Kume e quan një mungesë serioziteti që do të vazhdojë të gjenerojë probleme.

“Nuk është serioz, fakti që pas çdo procesi zgjedhor partitë politike i drejtojnë sytë te administrata zgjedhore dhe kërkojnë që të ndërhyjnë në formulën, sipas së cilës kjo administratë formohet”-thekson Kume.

Nëj tjetër pikë e cila duhet të jetë patjetër në tryezë, është dhe kufizimi i afateve dhe hapësirave ligjore të partive për të vonuar nëpërmjet ankimive pa fund rezulatin. Tre muaj nga 8 maji, ende nuk ka një datë se kur zgjedhjet vendore do të çertifikohen.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›