E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagojne emergjencat Olli Zjarrfikesit shkuan shpejt

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme bën përgjegjëse bashkinë e Elbasanit që nuk ka kontrolluar punimet pa leje që po kryheshin në një ambient ngjitur me teatrin, nga ku edhe mendohet se ka qenë vatra e zjarrit që më pas shkrumboi “Skampën”. Drejtori Alfred Olli në një prononcim telefonik për “AS”, ka mohuar akuzat e kreut të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, për neglizhencë të shërbimit zjarrfikës, në manaxhimin e zjarrit që përfshiu pasditen e 4 gushtit, teatrin “Skampa”.

Ai tha se ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e zjarrit, në kohën më të shpejtë të mundshëm, por i favorizuar dhe nga materialet që zonën që ra zjarri, e bënë të pamundur lokalizimin e tij. Një ditë më parë kryetari i bashkisë së Elbasanit,Qazim Sejdini, i cili ishte në vendin e ngjarjes menjëherë sapo zjarri përfshiu çatinë e teatrit “Skampa”, shprehu keqardhje për mungesën e koordinimit dhe ndërhyrjen e vonuar të efektivëve të repartit zjarrfikës të Elbasanit.

Deri në mbërritjen e tyre, ishin banorët e qytetit dhe punonjësit e teatrit “Skampa”,që me mjete rrethanore u përpoqen të mbanin nën kontroll flakët që shkrumbuan fillimisht katin e sipërm dhe më pas krejt godinën.
Teatri “Skampa” i Elbasanit, u ndërtua nga patriotët e qytetit në vitin 1932. Ai kishte një kapacitet prej 292 vendesh dhe konsiderohej si një prej skenave me akustiken më të mirë në Shqipëri.

Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e premte , 05 gusht 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›