Vlore kapet bosi i Ndragetes

Në një operacion të përbashkët të policisë së Vlorës me atë të Bolonjës është bërë i mundur arrestimi në një prej plazheve të Vlorës i shtetasit Italian, Guiseppe Simonelli, i konsideruar si një prej personave kyç në organizatën kriminale "Ndrangheta".
32 vjecari lindur dhe banues në Tropea, të Italisë, ishte në kërkim nga interpoli për trafik ndërkombëtar të 1500 kg kokainë nga Italia drejt Amerikës Qëndrore dhe Jugore.Nga seksioni i narkotikës me policinë e qarkut të vlorës me bashkëpunim me policinë italiane është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit "due torri connection" bëjnë të ditur zëdhënës të policisë.
Guiseppe Simonelli ishte mbajtur nën vëzhgim të uniformave blu që në datën 31 korrik kur kishte hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Tashmë pritet ekstradimit i tij drejt Italisë.
Festim Llanaj