E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti “Pacolli”: Unifikim të tregjeve ekonomikë për shqiptarët në ballkan

09-07-2011 / Gazeta 55

Ish-presidenti i Kosovës dhe njëherazi zv/kryeministri i qeverisë “Thaçi”, Behxhet Pacolli ka ritheksuar edhe një herë idenë e tij mbi një unifikim të mundshëm ekonomik midis Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit ku jetojnë shqiptarë.
Gjatë forumit të përbashkët akademiko-politik të zhvilluar në Tiranë me intelektualë, studiues dhe ekspertë të fushës ekonomike nga Kosova Shqipëria dhe diaspora, Pacolli ka theksuar si të gabuar tendencën e disave për t’i paraqitur nisma të tilla si projekte për një Shqipëri të Madhe, ndërsa u shpreh se fjala kyce e idesë se paraqitur është heqja e barrierave kufitare administrative, si dhe shfrytëzimi i kapaciteteve njerëzore në të dy anët e kufirit në funksion të mirëqënies kombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›