E Diel, 1 Nëntor 2026

Rotacioni në bashkinë e kryeqytetit, flasin qytetarët: Lulzim Basha do fshijë njollën e zezë të Tiranës

09-07-2011 / Gazeta 55

Pas 11-vjetësh drejtim nga Edi Rama, Bashkia e Tiranës mbyll një cikël të zi menaxhimi dhe administrimi, teksa njolla keq qeverisjes do mbetet relikë në memorien e kryeqytetasve. Dy ditë pas vendimit final të Kolegjit Zgjedhor, i cili legjitimoi votën e qytetarëve, janë këta të fundit që shprehen se “Tirana meritonte një vizion të ri drejtimi, një vizion që t’i përgjigjej interesit të përgjithshëm dhe ku zëri i tyre të ishte primar në çdo vendimmarrje”. Kësisoj, atëherë kur Kolegji Zgjedhor i Apelit ka thënë fjalën e fundit për procesin zgjedhor të Tiranës, qytetarët mendojnë se me Lulzim Bashën në krye të bashkisë shumë shpejt Tiranës do i vijë ndryshimi i madh, ashtu siç edhe kandidati demokrat e ka premtuar gjatë fushatës elektorale përgjatë 6 javëve me radhë. “Edi Rama dihej që do humbte, i kishte ikur atij. Lulzim Basha erdhi me një platformë të re dhe moderne. Jemi të sigurt se do i mbajë premtimet”- thonë qytetarët. Ndërkohë që punimet e projekteve të Bashkisë vazhdojnë me ritme të ulëta, qytetarët shprehen njëzëri, se ato do të vazhdojnë me ritme të përshpejtuara me mbërritjen e z.Basha në institucionin e Bashkisë.
Ajo që konsiderohet si “çlirimi më i madh” lidhet me finalizimin e procesit zgjedhor të Tiranës.
Qytetarët s’vonojnë të shprehin gëzimin e tyre se “më në fund ka ardhur koha për pushime pas dy muajsh shpërqendrimi”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›